Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, Luljeta Bozo, foli sot në takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama, me gratë dhe vajzat në kryeqytet. Bozo vlerësoi angazhimin, që sipas saj, ka bërë kjo forcë politike për gratë dhe vajzat.

Mes të tjerash, Bozo u shpreh se PS bëri të mundur përfaqësim më të lartë të grave në Kuvend si dhe qeveri. Ajo kërkoi gjithashtu që votohet PS.

“Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS”, tha Bozo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb