“Poeti Europian i Lirisë 2022” që organizohet në Qyteti Gdansk, Poloni ka një nga katër kandidatët e listës së shkurtër poeten shqiptare Luljeta Lleshanaku.
Në përbërje të jurisë do të jetë edhe nobelistja polake Olga Tokarczuk.
Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor – lirinë – dhe, njëkohësisht, karakterizohen nga vlera të jashtëzakonshme artistike. Çmimi mund t’i jepet vetëm një shkrimtari të gjallë nga Europa.

Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja e mirënjohur Dorota Horodynska.

Rezultatet e konkursit do të shpallen në pranverën e vitit 2022, gjatë Festivalit të Poetit Europian të Lirisë, organizuar në Gdańsk. Laureati i Çmimit Poeti Europian i Lirisë do të marrë një statujë dhe një shpërblim prej 100,000 zlloti polake. Përkthyesi i poetit fitues do të marrë gjithashtu një statujë dhe një shpërblim prej 20,000 zlloti polake.

Juria e Çmimit
Juria e Çmimit të Poetit Europian të Lirisë do të përbëhet nga Krzysztof Czyżewski (kryetari i jurisë), Paweł Huelle, Zbigniew Mikołejko, Stanisław Rosiek, Anda Rottenberg, Beata Stasińska and Olga Tokarczuk.

Sekretari i Çmimit do të jetë Andrzej S. Jagodziński.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb