Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër gjithë ambasadave në vend në lidhje me gjyqin e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

News 24 ka mundur të sigurojë dokumentin e plotë. Bëhet fjalë për një material përmbledhës (57 faqe) për të gjithë çështjen e denoncimit të skandalit të Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku përfshihen një pjesë e transkriptimeve të përgjimeve të kryera nga prokuroria dhe denoncimet që ka kryer ndër vite ish deputeti Ervin Salianji si Sekretar i Aksionit Qytetar në Partinë Demokratike.

Basha sqaron pozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, të dënuar padrejtësisht, sipas tij pasi publikuan rrëfimin e dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Lulzim Basha Letra
Lulzim Basha Letra

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS”.

Kryedemokrati Basha shpalos edhe shqetësimin për atë që ndodhi me gjyqin e ish deputetit Ervin Salianji.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”.

Bashkë me këtë letër kreu i PD Basha ka dërguar edhe një material përmbledhës për atë që e quan abuzim pushteti dhe presion politik, që ndëshkoi denoncuesit e një krimi për të mbrojtur autorët e krimit.

Skema Pd
Skema Pd
Skema 2
Skema 2
Lulzim Basha Letra
Lulzim Basha Letra

KRONOLOGJIA

Partia Demokratike publikon vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, ku vëllai i Ministrit të Brendshëm ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge. Pavarësisht dënimit, vëllai i Ministrit jetonte prej 6 vitesh i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes politike nga vëllai ministër.
Në seline e Partise Demokratike u paraqit gazetari investigativ Jetmir Olladashi i cili kërkoi garanci nga Partia Demokratike që materiali i tij për investigimin e trafikut të drogës në Vlorë do të publikohej për shkak se televizionet kishin presion nga qeveria.
Gazetari Jetmir Olldashi kishte arritur të regjistronte vellain e Ministrit të Brendshem Fatmir Xhafaj duke biseduar me Albert Veliun, bashkepuntor i hershëm, Geron (Agron) Xhafaj ne trafikun e lëndëve narkotike. Gazetari kishte regjistrime të bisedave të përgjuara te cilet flisnin per trafik lendesh narkotike. Po ashtu kishte pamje filmike te shumta ne lidhje me trafikun e droges ne Rrethin e Vlores.
Partia Demokratike dhe ish deputeti Salianji në emër të saj, pasi bënë verifikimet e nevojshme për aq sa mund të bëjë një parti politike në opozitë, duke u nisur edhe nga e shkuara e Geron (Agron) Xhafaj, publikoi audio regjistrimin ku vellai i ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj përfshihej në trafik droge. Për 48 orë nuk pati asnje reagim si nga institucionet ashtu edhe nga vetë trafikanti Xhafaj. Vetëm pasi siguruan që trafikanti Agron Xhafaj të shkonte në Itali për të kryer dënimin e vjetër, vetë trafikanti Xhafaj reagoi jo me zë dhe audio, por nëpërmjet një shkrese ku bëntë publike që kishte kallëzuar penalisht ish deputetin Ervin Salianji.
Dy prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri që sajuan dosjen dhe kryen 90% të veprimeve hetimore, tashmë janë shkarkuar nga organet e vetingut, ndërkohë që dy prokurorët e tjerë të Prokurorisë Tiranë dhe dy gjyqtarët që kanë dhënë vendime në lidhje me këtë çështje janë në pritje të vetingut.
15 MAJ 2018: Në mbrëmje vonë, pasi asnjë institucion nuk reagoi, Agron Xhafaj kallëzon penalisht ish deputetin Ervin Salianji që denoncoi aferën në emër të Partisë Demokratike. Në kete kallezim ai identifikon bashkëbiseduesin pavarësisht se deri në atë moment ai ishte dëshmitar i fshehur për shkak të rrezikut për jetën.
16 MAJ 2018: Agron Xhafaj, në vënd që të arrestohet apo të vendoset në survejim dhe përgjim që të mundësohet zbulimi i grupit të strukturuar kriminal, lejohet të largohet nga Shqipëria për në Itali, ku flitet se është dorëzuar për të kryer dënimin e marrë që në vitin 2012 për trafik ndërkombëtar droge të cilit i ishte shmangur deri në këtë moment pavarësisht dijenisë dhe denoncimeve publike.
16 MAJ 2018: Pasi ka siguruar largimin e Agron Xhafaj dhe izolimin e tij, për të mos pasur mundësi që të shfaqet në publik dhe ta mohojë me zërin e tij ngjarjen si dhe për t’ju shmangur hetimit për denoncimin e investiguar nga gazetari Olldashi dhe të publikuar nga Partia Demokratike dhe ish deputeti Ervin Salianji në emër të saj, Edi Rama behët mbrojtës publik i Xhafajt duke deklaruar se ai nuk është i përfshirë në aferë dhe se vetë Rama disponon një akt-ekspertizë të zërit, ku rezulton se personi në përgjim nuk është Agron Xhafaj. Ekspertizën nuk e bëri kurrë publike dhe nuk e dorëzoi kurrë në prokurori pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe të personit në hetim. Gjyqtari, në shkelje të procesit të rregullt ligjor, nuk pranoi që Rama të thirrej si dëshmitar në gjykatë dhë as që të dorëzonte provën e thënë në publik.

Menjëherë pas deklarimit të Ramës se ka një aktor që ka luajtur rolin e Xhafajt, gjithë strukturat shtetërore vihen në lëvizje për të gjetur dhe blerë një person për të marrë përsipër rolin. Policía e Fierit identifikon si të mundshëm një kontigjent kriminal, Alfred Alizoti, i dënuar 5 herë. Sipas përgjimeve zyrtare të prokurorisë, pas kontaktit me drejtues të policisë, Alfred Alizoti shkon dhe vetinkriminohet pasi është siguruar për pagesën që do të marrë, përgjimet faktojnë se dëshmitari i sajuar Alizoti paguhet herë pas here nga Drejtori Vendor i Policisë Fier, Albert Nushi dhe nga nëndrejtori i po kësaj strukture, Andon Marko.

Me dëshminë e këtij personi dhe me kallëzimin e trafikantit Agron Xhafaj, prokuroria akuzon deputetin që e denoncoi këtë aferë në emër të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për kallëzim të rremë, ndërkohë që denoncimi publik e dërgoi menjeherë në burg trafikantin Xhafaj pavarësisht se ai jetonte i lirë prej 6 vitesh në Shqipëri edhe pse i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat italiane.

28 Maj 2018: Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS, deklaron se ka një aktor.

8 QERSHOR 2018: Mediat pranë Qeverisë njoftojnë se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetofruar një person, i cili ishte vetinkriminuar duke thënë se ka aktruar rolin e Agron Xhafajt në përgjimin e regjistruar nga Albert Veliu.

9 Tetor 2018: Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji publikon një videopërgjim ku aktori i sajuar që është vetinkriminuar pranon në bisedë të lirë që është paguar nga Taulant Balla, Ardi Veliu, Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe Drejtori Vendor i Policisë Fier. Ai tregon se është përfshirë edhe prokurori.

7-8 TETOR 2018: Nga përgjigja e laboratorit britanik mësohet se mostra e zërit të Agron Xhafajt, marrë nga prokuroria shqiptare, është shumë e dobët, prokuroria nuk ka dërguar qëllimisht mostrën me cilësinë më të lartë. Laboratori anglez “JP French” ka faktuar që zëri i Xhafajt është i ngjashëm me zërin e publikuar nga Partia Demokratike, laboratori anglez po ashtu ka theksuar me garanci të plotë që zëri nuk është i Agron Hysenit, një tjetër aktor fallso i ofruar nga qeveria.

16-18 TETOR 2018: Publikohen një sërë transkriptesh bisedash telefonike të përgjuara nga prokuroria dhe të përfshira në dosjen e dorëzuar në gjykatë. Alizoti flet për një “pako të mirë”, që ka marrë nga Drejtori i Policisë së Fierit, dhe është krejtësisht i pashqetësuar. Në një bisedë ai duket se e konfirmon takimin me deputetin e PS Taulant Balla, pasi i thotë dikujt se është duke pritur për t’u takuar me një shok nga Librazhdi, të cilit i referohet si “Taulanti” dhe më pas Taulant Balla. Tabulatet telefonike tregojnë se ka pasur 9 thirrje mes Alizotit dhe Ballës.

25 SHKURT 2019: Gjykata pranon këkesën e deputetit Salianji duke pranuar që hetimet po zvarriteshin pa shkak dhe vendos që prokuroria duhet të mbyllë hetimet.

22-25 MARS 2019: Prokuroria merr të pandehur deputetin e PD Salianji dhe gazetarin Olldashi me motivacionibn se kanë dashur të dëmtojnë politikisht qeverinë. Publikohen një sërë audio-përgjimesh të realizuara nga prokuroria me vendim gjykate pjesë e materialeve hetimore, por të pazbardhura dhe të pashqyrtuara prej saj në shkelje të ligjit dhe të cilat dëshmojnë se në datat 27 Maj – 8 Qershor 2018, Fredi Alizoti ka folur në telefon disa herë me politikanë të PS në pushtet, Drejtues të Policisë, prokurorë, etj. dhe pavarësisht faktit se që në datën 1 Qershor 2018 kishte deklaruar para Prokurorit se ishte ai aktori i audio-përgjimit, deri në 5 Tetor 2018 është lënë në gjendje të lirë dhe nuk është pyetur asnjëherë tjetër nga Prokuroria.

Përgjimet tregojnë qartë se si drejtuesit e policisë janë vendosur në shërbim të dëshmitarit të sajuar i cili ju merr para, i urdhëron apo kërcenon.

Në bisedë, Alizoti i kërkon para drejtuesve të Policisë, të cilët pohojnë se do ia dërgojnë, si dhe kërkon takim me “Shefin e madh”.
Dokumentat zyrtare faktojnë se përvec gazetarit që po investigonte, Agron Xhafaj dhe Albert Veliu ishin në survejim dhe nga SHISH dhe nga Prokuria e Krimeve të rënda për transportin e 12 ton drogë.

Përgjimet zyrtare faktojnë se Alizoti pranon që po merr para dhe do bëjë një vit burg për të luajtur rolin e aktorit.

Përgjimet tregojnë se si prokurori flet me aktorin e sajuar dhe e pret saherë që ai ka nevojë pa mbajtur asnjë procesverbal për paraqitjen e tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb