TIRANA

Kreu i PD, Lulzim Basha mbledh sot në orën 12:30 aleatët e PD për Reformën Zgjedhore e cila tashmë orët po i numëron mbrapsht.

Gazetari i Neës24, Osman Stafa konfirmon se pikërisht çështje diskutimi themelore është kjo Reformë.

Edhe dy ditë kanë mbetur nga përfundimi i afatit të dakordësuar mes palëve në Këshillin Politik për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

Basha ka kryer disa takime ditët e fundit përfshi ambasadoren amerikane Yuri Kim, Kryemadhin, Vasilin apo dhe ekspertët e PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb