Kreu i PD, Lulzim Basha ka përmbyllur fjalën e tij në mitingun final të kësaj fushate elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha thotë se ndryshimi tashmë është i pandalshëm dhe fton gjithë qytetarët më 25 prill të votojnë.

Ai thotë se kanë ngelur edhe 2 ditë e 4 orë për t’u ndarë nga e keqja,  teksa premton se kjo e dielë është e bekuar dhe i përket fitores së opozitës.

”E di barrën e rëndë të përgjegjësive që do të kemi pas datës 25, i kemi parë dhe prekur ditë për ditë së bashku, rrënimet e rrënojat që po lë ky me 8 vite të tij hipur mbi shpinën e shqiptarëve. E di se dita e fitores së thellë do të jetë dhe dita që dhe energjia juaj e pamatë atë që dimë të bëjmë kur jemi bashkë, përparim, zhvillim ekonomik, paga të larta, dhe hapjen e derës për të shkuar drejt misionit tonë, misionit tim, Shqipërisë anëtare në BE.

Nuk ka fuqi, forcë ta ndalë këtë që po vjen. I pandalshëm është ndryshimi, besimi juaj, tek Shqipëria, i pandalshëm është besimi im tek ju, populli i Tiranës e Shqipërisë. Ejani të fillojmë ditën e dielë t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, Tiranën banorëve të saj, të hapim rrugën e të ardhmes, për vogëlushët, prindërit, duke votuar numrin 9. Të gjithë tek kutitë e votimit, askush mos mungojë. Rini e Tiranës, priji ndryshimit. Rini e Shqipërisë, ju jeni ata që i dhatë zemrën kësaj fushate. Rindezët shpresën. Ju jeni ata që po i prini fitores së thellë dhe më të madhe. Dhe fitorja para të gjithëve do të jetë e juaja, rini e mrekullueshme e kombit tim.

Edhe 4 orë fushatë, edhe 2 ditë e 4 orë për t’u ndarë nga e keqja, për ta kthyer këtë shpresë në kutitë e votimit. Ditën e dielë për ndryshimin, voto numrin 9, për jetën dhe sigurinë voto numrin9, për të ardhëm, për Shqipërinë, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ejani pra miq, të derdhim këtë dritë shpresë, paqësisht, denjësisht, që bashkimi më i madh i shqiptarëve në 30 vite të shndërrohet në fitoren më të thellë ashtu siç do jetë e diela. E diela e bekuar e fitores, duke votuar numrin 9, bashkë për ndryshim.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb