TIRANË- Pas një seance të tensionuar në Kuvend, ku opozita qëndroi gjatë gjithë kohës në foltore, pasi çështja e Nezer Seitit nuk u përfshi në rend dite kryedemokrati Lulzim Basha zgjedh emisionin “Studio e Hapur” në News 24 për të komentuar gjithçka ndodhi. Sipas tij, opozita nuk mund të pranojë marrjen peng të një njeriu që do kthehej në dëshmitar të drejtësisë, duke treguar sa para kishte marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga trafikantët “Habilaj”.

Në studion e Eni Vasilit kreu i PD-së ka përballë analistin Fatos Lubonja dhe gazetarin Robert Rakipllari. Ai do të komentojë edhe negociatat e nisura me grekët për marrëveshjen e detit.

Intervista e tij vjen pak ditë pas protestës së 27 janarit dhe me interes pritet të jetë strategjia që do të ndjekë PD-ja dhe aleatët e saj.

Ishte një skenë e parapërgatitur ajo që pamë sot në Kuvend?
E kundërta, ishte një sjellje e përsëritur nga mazhoranca për të na hequr të vetmen të drejtë në atë Parlament, fjalën. Kryetari i grupit e mori fjalën në një moment të paprecedent kur shteti shqiptar 5 apo 6 institucione kanë rrëmbyer dëshmitarin kyç të dosjes Tahiri-Habilaj. Pra, ai kërkoi praninë e kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë e cila u përcoll me lezet. Edi Ram ka zhurmuar këtë megaskandal. Rrëmbimi i Nazer Seitit është më i rëndë se publikimi i përgjimeve për Tahirin nga antimafia italiane. Është ekstraduar kur avokati i tij po niste procedurat për ta shpallur si i penduari i drejtësisë, pra ai do pranonte të rrëfente në detaje bashkëpunimin dhe bashkëpunëtorët. Llogaritari i bandës, njeriu që disponon sa para shkuan tek Tahiri, sa tek policia në momentin që avokati u vu në lëvizje u rrëmbye. Ligji shqiptar ndalon ekstradimin e një personi në hetim.

Ky person nuk mund të ekstradohet dhe për një arsye të thjeshtë. Sa kohë është në hetim. Këtu tek ju ka thënë ministri i brendshëm tha se u arrestua me 20 tetor me urdhër të Interpolit. Ky është një mashtrim. Ja ku e keni dokumentin e policisë Vlorë, procesverbali kur ky ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale për të cilën po hetohet Tahiri dhe Habilaj. Ky është dokumenti që e vërteton. Xhafaj dy ditë më parë gënjeu, sepse ai e ka këtë dokument. Skandali është edhe më i thellë. Ky proces ka nisur 2 herë dhe filtrat e shtetit kanë funksionuar dhe kanë thënë që ky person nuk mund të ekstradohet sepse Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton. Është një mashtrim bajat i rëndomtë sepse Ministrja e Drejtësisë ka nënshkruar 3 letër-porosi për prokurorinë e Catanias. Janë gjurmët e gishtave të një kupole mafioze për të ndihmuar Saimir Tahirin dhe çështja e tij të zvarritet apo mundësisht të mbyllet çështja”, deklaroi Basha.

Përpjekja juaj në parlament dështoi?

Basha: Ne nuk kishim synim të dilnim jashtë rregullores. Kryetari i grupit parlamentar kërkoi që në përputhje me rregulloren, kërkoi të flitej për një çështje të rëndësishme. Ruçi bëri atë që bën gjithmonë, i mbyll gojën opozitës.

Për nxënësit nga klasa parë deri në klasën e 9, kërkesë që ishte në parlament. Kishim motivin për të shpalosur nismën tonë dhe për të denoncuar aferën korruptive për Aeroportin e Vlorës. Me të gjitha mjetet duan të shpëtojnë Tahirin se është i lidhur me Ramën.

Çfarë paralajmëroni se do të bëni?

Basha: Ai nuk është një parlament, por një dhomë që i mungon legjitimiteti. Ata duan ta përdorin atë dhomë për të garantuar paprekshmërinë e shokëve të tyre. Se me këta kriminelë kanë ardhur në pushtet. Tjetërsuan vullnetin e popullit. Ne do bëjmë atë që bën opozita, do të vazhdojmë të denoncojmë. Bëmë një protestë madhështore. Dhe të mundësojmë që të mbrohen sa të jetë e mundur liritë e qytetarëve. Duke kritikuar, duke ftuar qytetarët në protestë me qëllim që keqqeverisja të  ndikojë sa më pak.

Lubonja: Unë bashkohem me idenë që çështja e Nazer Seitaj është skandal. Është një shtet i kapur nga mafia. Do shkojmë të bëjmë teatër në parlament apo do dalim nga aty? Forma më normale për këtë situatë në demokraci është një popull që ngrihet dhe e nxjerr jashtë loje Ramën nga zyrat e kryeministrisë. Ky njeri u mor që të mos dalin ato prova për ta mbyllur krimin e tyre, atëherë çdonjëri nga ne është në rrezik. Të gjithë ne që flasim kundra qeverisë jemi në rrezik. Por problemi është se nuk ngrihet populli. Pastaj futemi te tema a ka alternativë populli? Kur flasim për opozitën, dhe siç po shohim se ky problemi me drogën është se janë ca trafikantë droge që merren me qeverinë, por nuk është vetëm droga problemi. Por po shohim se po fillon të kërcënohet në Tiranë, po bëhet terror urban, pastrim parave të drogës nëpërmjet qindra lejeve të ndërtimit. Po i merret njerëzve hapësira publike, dielli, ajri. Unë tani pres nga ju Basha, që në këshill bashkiak keni bashkë me LSI, pjesën më të madhe. Unë nuk shoh aksione të fuqishme që të shpëtohet qytetari nga ky terror urban. Ju vërtet flisni për drogën por kur vjen puna për sistemin ekonomik kriminal që është këtu, ju e shihni si katrahurë. Po prit se katrahura nuk bëhet për 3 vjet. Nuk është vetëm Edi Rama, është i gjithë sistemi kriminal. Ju thjeshtë kapeni me majën e ajsbergut.

Ke shumë të drejtë se problemi është apatia. Këtu gjëja më e thjeshtë është të thuash opozita, opozita. Opozita ka detyrën e vetë. Unë besoj se në protestën e 27 janarit kanë ardhur njerëz të thirrur nga partitë por nuk ka pasur vetëm militantë.

Lubonja: Do kishte ardhur gjithë Tirana.

Vasili: Ne ju kemi ftuar që të flisni.

Basha: Patjetër duhet reagim qytetar dhe opozita ka marrë përgjegjësinë në realitetin shqiptar por nuk është një realitet normal demokratik. Ke sindikata, shoqata që reagojnë. Duhet të ketë media  që reagojnë. Nuk ka reagim se po të ketë reagim, në radhë të parë ju të tre si gazetarë duhet të protestoni. Opozita është një entitet politik. Këtu kanë marrë fund proceset politike megjithatë opozita mbetet një entitet politik. Çdo të enjte, prej të enjtes sime të parë, kjo analizë është bërë në mënyrë shëruese nga unë si kryetar i opozitës por edhe nga deputetët. Ky sistem kriminal është ndërtuar nga Edi Rama me vetëdije, jo se nuk ka ekzistuar bashkëpunimi mes krimit dhe politikës në të kaluarën por bashkëpunimi në sistem është risia që ka sjellë Edi Rama. Këta njerëz që erdhën në parlament është unike për Shqipërinë. Prania e drejtpërdrejt e personave të dënuar si deputetë si kryetarë bashkish këtë na e solli Edi Rama. Bëri pakt me djallin për të ardhur në pushtet. E ktheu Shqipërinë në zonë të krimit. Jo se s’ka pasur drogë por që të kthehej në prodhim të parë të Shqipërisë.

Vasili: Lubonja thotë jeni bashkë në këtë gjë.

Basha: Nuk e solla unë as PD as Rroshin, as Prengën, as Doshin i solli këtu.

Lubonja: Disa prej tyre.

Basha: Asnjë prej tyre.

Lubonja: Ky është sistemi që keni ngritur ju.

Basha: Ti mat kohën time, s’mat kohën tënde. Është gabim që thua jemi të gjithë njësoj. Është vepër i një njeriu. I bëri Edi Rama për pushtetin e tij. Problemi nuk është thjesht bima e kanabisit. Problemi është infrastruktura kriminale që u ndërtuar. Milionat e drogës, eksporti kryesor i Shqipërisë në 2016 për çfarë po përdoren për të diversifikuar kriminalitetin. Droga kaloi tek kanabisi, heroina e kokaina, pastaj tek pastrimi i parave, ndërtimi, turizmi dhe mbetjet. E kam thënë këtë.

Lubonja: Me llafe të përgjithshme.

Basha: Nuk është ashtu.

Lubonja: Jo me llafe, me emra.

Robert Rakipllari: Sa i përket çështjes së Nezer Seitajt kemi të bëjmë me një skandal. Avokati e ka parë si ia kanë rrëmbyer pa marrë rrobat, pa pasaportë dhe avokati thoshte s’ka mundësi ta marrin ta ekstradojnë, do e kenë çuar në ndonjë burg tjetër. Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë shteti zhduk një dëshmitar. Sipas meje çështja ku është përfshirë Tahiri ka shumë pak gjasa të zbardhet pas kësaj. Basha tha opozita e ka alternativën, por denoncimi është një pjesë, opozita duhet të bëjë akte politike, e shoh që bën shumë pak të tilla. Alternativa është që ju të bëni diçka ndryshe. Pavarësisht se i humbët zgjedhjet keni 8 muaj në krye të PD-së, s’keni mbledhur ende këshillin kombëtar. Ne këtë popull kemi zoti Basha. Sondazhet thonë që Rama ka rënie pas skandalit Tahiri, por opozita sërish është në të njejtin nivel

Basha: Çfarë sondazhi i referohesh ti?

Rakipllari: Unë i referohem sondazheve të besueshme

Basha: Sondazhet tona nuk thonë kështu

Rakipllari: Po të them cfarë garancie keni ju?

Basha: E di edhe unë që denoncimi s’është politikë. Alternativa është vizioni se si do ecet para, kjo mazhorancë është pa vizion, ne kemi treguar të kundërtën. Ai i la edhe premtimet shkoi tek tepsia e kusia. Aletrantiva e Bashës apo e PD-së është shpalosur dhe ka marrë vlerësimet maksimale

Eni Vasili: Pse nuk dalin njerëzit në protestë?

Basha: Eni po shkon degë më degë. Po them një fakt që e di mjaft mirë ti, e ka thënë edhe PPE e vetmja forcë me program të mirë në këtë vend është PD. Ne kemi një program për shqiptarët, për fermerët, t’i mbështeteshim të kenë fitime njësoj si ata në Maqedoni.

Eni Vasili: Mos bëni propagandë

Basha: Unë nuk po ju fyej, nuk jemi bunkerë këtu

Eni Vasili: Mos flisni për detaje të programit

Basha: Po më dëgjoni mo se jeni tre me 1…Në një vend si Shqipëria që po zaptohet me koncesione mund të investonim për studentët, për fermerët, për sipërmarrjen. Ne jemi për një ekonomi të drejtë me pushtet të kufizuar. Unë dua ta mbaroj mendimin mos përhapni kulturën Ruçi edhe në këtë studio. Ti japim fund kësaj klisheje se ne jemi me program të kolauduar.

Eni Vasili bën shenja

Basha: Ul pak duart që të ul edhe unë zërin…Kjo opozitë ka alternativë ne s’na lë një çimento kriminale.

Alternativa jonë është transparenca. Alternativa jonë është fundi i monopoleve, i koncesioneve korruptive, i oligarkëve në paradhomën e kryeministrit dhe në të ministrave. Alternativa jonë është fundi i bashkëqeverisjes me krimin, alternativa jonë janë taksat e ulëta, janë subvencionimi i fermerëve, është konkurrenca e lirë, është reforma në arsim e cila mundëson që asnjë bir apo bijë të mos mbetet pa studiuar se tarifat janë dyfishuar. Alternativa jonë është multidimensionale.
Partia Demokratike është e hapur dhe ju e dini që unë vetë bashkë me bashkëpunëtorët e mi jemi në kërkim të mekanizmave se si ta ndërtojmë këtë aleancë vlerash që është garancia e vetme për tju kundërvënë aleancës së krimit.

Klodian Zoto, pronari i inceneratorëve ka qenë në makinë me Ahmetaj në aksidentin e Maqedonisë.

Nuk po vihet gishti mbi plagë. Problemi është qeveria dhe qeveria dhe Edi Rama, modeli i tij i bashkëqeverisjes me krimin dhe me oligarkët nuk ka asgjë të përbashkët me Pd dhe Lulzim Bashën dhe me qëndrimet e mia. Natyrisht në të kaluarën ne kemi bërë gabimet tona për të cilat kemi mbajtur qëndrimet tona. E ke gabim kur thua që ne nuk kemi denoncuar ineceneratorët sepse i kemi denoncuar.
Për kullat në Tiranë e kam denoncuar unë projektin për ndërtimet korruptive dhe kam thënë që këto ndërtime kur po bie rritja ekonomike, kur kam lënë si kryetar bashkie 6 mijë apartamente pa shitur, kur po bien qartë, numri i banorëve se po ikin në emigracion, atëherë si u rritka numri i ndërtimeve. e kam ngritur çdo të ente që nga entja e parë kur u riktheva pas 6 vitesh në Parlament.

Vilma Nushi nuk është duhani, Vilma Nushi është checkup-i që i merr 20 mijë euro në ditë nga paratë që duhet të shkojnë për ilaçet e njerëzve. Dhe kjo është kriminale. Të gjithë të tjerët i kemi lexuar, të lexoj prapë listën të bëhem i mërzitshëm. Kullat i kam denoncuar unë i pari kam thënë këto kulla nuk kanë racionale ekonomike. Si ka mundësi që jepen më shumë leje ndërtimi, më shumë metra katrorë leje ndërtimi dhe ka më pak kredi? Pse? Sepse këto kulla shërbejnë për pastrimin e parave të drogës. As gjuhën e as duart, as Partia Demokratike nuk I kanë të lidhura.

Këto janë kulla të dhëna nga Edi Rama dhe vegla e tij në bashkinë e Tiranës. Këshilltarët e Pd kanë votuar kundër këtij plani urbanistik dhe e kanë kundërshtuar këto afera. Është miq të thuash që unë dhe Edi Rama jemi njësoj sepse nuk jemi njësoj. I kemi kundërshtuar, i kemi denoncuar. Kur kam qenë kryetar bashkie nuk i kam dhënë, ky i ka dhënë dhe i mbron sepse ndan pazaret me ta.
Premisa nga e cila nis është gabim sepse faktet që parashtrohen janë gabim, e disa fakte ti nuk i parashtron dhe unë dua ti kthej në vëmendjen e publikut disa fakte që ti nuk i parashtron dhe që tregojnë që ky parashtrimi i yti është i gabuar, ka një hendek të madh, ka një papajtueshmëri mes Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Partisë Demokratike.
Dua t’i kthej në vëmendje të gjithëve që aferën e tre inceneratorëve e denoncuam ne. Çfarë është kjo aferë? Kjo është afera ku Arben Ahmetaj ka marrë leje nga Edi Rama sigurisht duke i dhënë paratë Edi Ramës, për të ndërtuar një incenerator në Elbasan që është ndërtuar, një në Fier që s ka filluar të ndërtohet por kanë filluar të japin paratë për të dhe një në Tiranë, te tria në emër të një Zoto i cili ka qenë bashkëpunëtor i Arben Ahmetaj në kompaninë Hermes, të i cili ka qenë në makinë kur janë aksidentuar në Maqedoni, i cili qëndron në zyrat ku Arben Ahmetaj ka qenë para se të bëhej Ministër financash . Ne këtë aferë shqiptarëve ju merrem qindra milion euro.
Vetëm në janar u paguan 1 milion euro për inceneratorin e Fierit i cili s ka filluar akoma të ndërtohet akoma dhe kur ne i themi në parlament “ti ke filluar të paguash para për diçka që as nuk ka filluar të ndërtohet” thotë që do blihen pajisjet. Pra këtu është e qartë që ne jemi bardhë e zi me ta.

Fatos Lubonja: Populli ka punën e vet duhet të dali, kjo është e vërtetë. Por do ta lidh këtë përgjigje me opozitën, se duam s’duam ne ky është populli ynë. Po të shikosh të kaluarën e PD, po edhe PS, të dy kanë punuar për oligarkinë. Këtë stil kanë pasur këta. I thonë oligarkëve, hajde me mua fut disa para te unë, se unë do të jap leje ndërtimi e tendera kur të jem në qeveri. Prandaj janë njësoj këto parti. Këto politika PD i ka bërë gjithandej në të kaluarën. Ju jeni një parti oligarkësh. Njeriu që kishit i pari në listë në Vlorë, është oligark dhe votoi për aeroportin që ju thoni është korrupsion. Ju thoni që erdhi Rama e i mori këta e ndërtoi këtë të keqe. Ky sistem i ndërtuar nëpërmjet përdorimit të oligarkëve, ky sistem mashtrimi, ka qenë edhe në kohën e PD. Puna është si të heqim këtë sistem,

Basha: Në kohën tonë s’ka pasur oligark, s’ka pasur në PD.

Lubonja:Ata kanë hyrë për bizneset e tyre në parlament jo për popullin. Ideja që kam unë sot, është ça po bën ti që të mund të më ndalojë këtë pastrim para droge në këtë terror urban,po me sa shoh unë, nuk ka as opozitën e asaj partisë tjetër që keni ju, LSI-së, por as juve s’po ju shoh.

Basha: Turp të të vijë, mashtron, gënjen të të vijë turp. Pse mor se është i pasur ai është , Agron Shehaj  i ka bërë ato lekë në punë të ndershme. Dhe ai ka shkuar aty për të dhënë, dhe jo për të marrë. Votova pro aeroportin kundër aferës korruptive. Mendova që vota ishte në parim, dhe jo një votë në komision për të. Incineratorët i kam denoncuar unë i pari në Kuvend, faktin që janë në pronësi të një personi. Ju akoma thoni sa keq po na qeveris opozita, por këtu problemi është Edi Rama, bashkëqeveris me krimin, nuk ka asnjë të përbashkët me ne. Në aferën e incineratorëve, shqiptarëve i merren qindra miliona euro. E kam denoncuar unë projektin e ndërtimeve korruptive  se shërbejnë për pastrimin e parave të drogës. Ne patëm vizion ekonomik real, rritëm pagat. Mos bëni sikur ranë nga qielli apo sikur i ka bërë Edi Rama këto.

Basha: Unë të thashë këtë që të dy njësoj nuk kemi qënë dhe nuk jemi. Gjëja më e thjeshtë në Shqipëri është të bësh antiopozitarin, gjëja më e vështirë është të jesh antiqeveritar.

Lubonja: Jeni me Saliun, muhabet kot…

Basha: Unë them që alibi për të mos iu bashkuar një aksioni opozitar për një vlerë elementare që është largimi i krimit nga pushteti mund të gjesh shumë, por njeri nuk bind.

Lubonja: Juve nuk ju bindin 500 mijë shqiptarë që po ikin, mirë Fatosi. Nuk iu bindin as ata. Po kush do ju bindë atëherë?

Basha: Nuk ka lidhje kjo

Lubonja: Kjo është lidhja se ai që ikën jepen mesazhin “Unë stë ndjek dot vëlla” sepse ai po të kishte shpresë vjen tek ti. Do kishte ardhur menjëherë. Tirana do të ishte mbushur plot.

Basha: Nuk është ashtu

Lubonja: Po ku e ke Tiranën, të zbresë…

Basha: Në shesh ishte. Nuk e pe. Aty ishte. Kishte dalë me fëmije madje. Pse kështu bëhet debate more me “e pashë nuk e pashë”?

Lubonja:
A i pe armët kimike

Basha: Po, kur doli opozita se aty kaq ishit (tregon gishtin e vogël”. Kur erdh opozita atëherë mori fuqi aksioni. Për fat të keq e then këtë sepse nuk kemi reagim qytetar. Puna është të bashkohemi e të luftojmë aleancën e pushtetit me krimin. Nëse do të bashkohemi që krimi të mos jetë në pushtet. Nëse bashkohemi që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme ka zgjidhje për këtë vend. Nëse rrimë aty dhe gjuajmë më llastik opozitën nuk ka zgjidhje, normalisht që nuk ka zgjidhje. Natyrisht që opozita ka detyrën e vetë të frymëzojë, por pot a them edhe një herë se nuk jam i vetmi unë këtu në këtë studio që ka parë Europën dhe ka vizutuar Europën, frymëzimi i një shoqërie vjen nga elita e asaj shoqërie. Jo thjeshtë nga opozita e asaj shoërie. Opozita ka detyrën e vet të japë alternativën. Të mos bëhet pjesë e së keqes dhe këtë e kemi bërë.

Lubonja: Këtë elitën e prishi Edi Rama? Po ti që ishte tetë vjet e ushqeve elitën?

Basha: Ke ardhur të justifikosh Edi Ramën

Lubonja: Nuk po them këtë

Basha: Po çfarë po thua?

Lubonja: Po bëj polemikë

Basha: Po çfarë polemike more, ti vjen rrotull si kali në lëmë. Po cila është rruga sipas teje?

Lubonja: Unë ëëë?

Basha: Po sipas teje…

Lubonja: ëëëë shumë e vështirë

Basha: Jo mos bëj ëëë

Lubonja: Po ti ke thënë do lindi forcë e re

Basha: Pra bashkohu

Lubonja: Ka edhe forca të reja, sjeni vetëm ju alternative

Basha: Unë ju ftoj të bëhemi të gjithë bashkë. Se se kush janë e kush nuk janë altarnativat duhet të vendosë populli

Lubonja: Po ju jeni bashkë, sepse kur vjen puna paret e biznesit i ndani bashkë

Basha: Ke ardhur këtu të bësh antiopozitarin

Lubonja: Jo mo jo

Basha: Ti ke ardhur të bësh opozitarin

Lubonja: Këtu më solle ti

Basha: Je i gabuar në idetë e tua. As anarkisti as barazia mes opozitën nuk iu qon askund.

Lubonja: Lereni more pushtetin e kartët që është media të flasë

Basha:
Jeni të gjithë të nënshtruar. Jeni të gjithë të kompleksuar. Ju nuk ngriheni more. Ai vjen dhe ju fyen kolegët tuaj, çfarë po më thoni pushtet i tretë. Ju ka vënë të gjithë për fund. i ka kapur të gjithë mediat. Kë s’ka kapur i poshtëron.

Lubonja: Oligarkët e tu

Basha: Gënjen, mashtron, turp. Asnjë oligark nuk kam. 14 kryetar bashkie kam. Turp që e thua këtë. Turp

Lubonja: Nuk u zë emrat as tani

Basha: Të gjithë ua kam thënë emrat dhe ti thashë këtu.

Lubonja: Asnjë nga ata që të thashë unë

Basha: Kë, Samir Manen? Ka shkelur ligjin? Të mbajë përgjegjësi nëse e ka bërë. Kë tjetër? Kastratin? Edhe ai gjithashtu?

Lubonja: Eee Ashtu ëëë…

Basha: Për të gjitha aferat që këmi zbuluar kam bërë denoncimin tim

Lubonja: i duhet të jësh parti opozitare

Basha: Lëri këto alibira. Po nuk ka vend në botë që rë qohet media dhe të sulmojë opozitën.

Lubonja: Ju jeni akoma tek Enver Hoxha

Basha: Nuk jam fare unë aty. Enver Hoxhën e kë në pushtet. Unë jam tjetër nuk jam me të. Unë jam shkollë tjetër. Unë nuk të kam thënë të vish me mua

Lubonja: Po nuk erdhe me mua je kundra meje…

Basha: Ti fare mos hajde me mua. Po dil për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Lubonja: Je forcë e re, duhet të më reëspektosh

Basha: Dil e bëje dhe të mbështes

Lubonja:
Unë se kam me ty, po dufin e kam me të gjithë

Basha: Po turp të kesh pra që vjen këtu e bën zhurmuesin e opozitës. Këtë sistem e ka ndëtuar Edi Rama. Edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar.

Lubonja: Harrova të të permënd atë të vlorës

Basha: Ai i Vlorës i ka siguruar të gjitha paratë me djersën e tij në emigrim

Lubonja: Po po

Basha: Të të vijë turp. I ka me djersën e tij e ka nisur nga zero. Nëse ka diccka ai, ia tregoj unë vendin.

Lubonja: Po votën e dha

Basha: E ka sqaruar ai atë. Më tha “E kam ditur se ishte votim në parim në komision, jo se ishtë për ta ndërtuar ndaj e kam votuar. Nuk e dija”. E ka sqaruar ai, pot ti nuk ke durimin të dëgjosh deri në fund.

Basha i pergjigjet Arben Ahmetajt: Je per burg jo per doreheqje! Klodian Zoto eshte njeriu yt tek Hermes, tek check up, ka vene emrin per 3 inceneratoret per llogarine tende! Je per burg Arben, jo per doreheqje.

Basha: Për procesin e vitit 2009, teknikët në bazë të parimeve bënë punën, gjeodetët, marina ushtarake shqiptare dhe ajo greke, ministria e Mbrotjes, specialistët juridikë të ministrive dhe në fund fare u konkludua me marrëveshjen politike. Çfarë po ndodh tani?!
Lubonja: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë që duhej të përfshihej edhe Presidenti.
Basha: Po, si detaj po. çështja ishte a duhej të vinte plotfuqia nga Presidenti apo Kryeministri, çështje formale. por një gjë është e rëndësishme që procesi politik, firmosja mes dy ministrave të jashtëm, erdhi vetëm pasi palët kishin rënë dakord për parimet, dhe do flas për parimet e vitit 2009, dhe teknikët ishin ulur për të zbatuar se si zbatohen këto parime. Pse është bardh e zi gjëja?! Sepse tani janë ulur politikisht në biseda jo transparente në Kretë dhe në Korçë dy ministrat e jashtëm që janë të dy politikanë dhe kanë rënë dakord, mesa kuptoj por duke mos qënë transparentë nuk vë dot bast, të ikin nga metodologjia e barazlargimit që është një nga dy parimet e konventës së Montego Bay. Barazlargimi ishte parimi i përodrur në 2009. Tani këta mesa duket kanë arritur në diçka tjetër që është marrëveshja unë marr këtë dhe ti atë. Që ta kuptojnë njerëzit, është siç mund të kenë ndarë një shtëpi private çunat e xhajes me njëri tjetrin, njëri do marrë deri tek humra, e tjetri deri tek vreshti. pra nuk është baraslargim dhe nëse nuk është ecur me këtë sistem, pala greke ka shpalosr se ka marrë si pjesë e marëveshjes të drejtën se ka marrë 12 miljeshin. kjo është problematike.
Pyetje: çfarë humbet Shqipëria?
Basha: Kjo duhet parë në terren se çfarë humbet por është i paprecedentë dhe në dijeni time si student i të drejtës ndërkombëtare publike me interes në të drejtën e detit, në dijeni time është hera e parë që një vend deklaron 12 miljeshin me dakortësinë e një vendi tjetër ndërkohë që në raport me Italinë dhe turqinë, dy fqinjët detarë të Greqisë, është në fuqi 6 miljeshi që është norma përkase.

Basha: Ne nuk e dimë se ku jemi sot. ne dimë vetëm që politikanët janë takuar në fshehtësi dhe pasi janë takaur dhe kanë rëndë dakord për një metodë tjetër, dhe detyra ime si kryetar i opozitës është tu them shqiptarëve që nga një kryeministër është i shantazhueshëm për aferat e veta të cilat kanë lënë gjurmë siç ka lënë gjurmë Tahiri me Habiljat ne Athinë, rreziku është që interesi kombëtar vihet dhe ekspozohet ndaj dobësimit të një kryeminsitri për të negociuar. i cili për të mbrojtur aferat e tij, espozimet e tij apo të ministrit të tij që mesa duket e mban peng kur i tha se ske parë gjë akoma, kjo mund të krijojë një situatë të pafavorshme për Shqipërinë kur brantiset një metodë dhe zgjidhjet një metodë tjetër nga e cila Shqipëria humbet dhe nuk përfiton atë që duhet të përfitojë në një marrëveshje të ndershme me palën tjetër.
Të njëjtën gjë po bën edhe me aeroportin e Vlorës. Ka dy vjet që është ulur me biznesmenin dhe ka bërë aferën dhe tani e sjell në parlament. Zgjidhja ishte shumë e thjeshtë, në momentin që ke vendosur barazlargimin dhe je i pakënaqur duke kërkuar metodë tjetër, shko në arbitrazh, shko në gjykatë. Jo një marrëveshje që është bërë në negociata sekrete. Marrëveshje mesa duket është bërë.

Basha: Rama ka kapur mediat e huaja Society Press,Reuters, Llazar Seminin dhe Benet Kolekën i ka kapur meqë i do me emra.
Raporti i departamentit te shtetit, raporti i Cia-s, raportet zyra ku vërtetohet qëndrimi zyrtar i vendeve janë tërësisht ne linje me qëndrimin e opozitës ndërsa marrëdhënjet personale të Ramës me disa ambasadorë dhemungesa e reagimit nga ambasadorët ështe diçka tjetër është një problem për opozitën siç është problem kapja e korenspodentëve ndërkombëtarë, siç është problem fakti që kemi harxhuar25 minuta duke bërtitur me Fatosin ndërkohë që me Fatosin të kishim ndërtuar një bisede konstruktive ku secili të merrte përsipër përgjegjësitë e veta ku të miat sigurisht janë shumë më të mëdha dhe te thonim ku do shkojmë që këtu, në vend qëtë bëjmë akuza që opozita s bën e kjo s bën e ajo s bën.
Ti themi gjërat hapur..se skam lindur kryetar opozite unë.
Jemi ne një vend ku ka kulturë frike? Jemi se vijmë nga një diktaturë 50 vjeçare.
A po ndërton Edi Rama mbi këtë kulture frike një pushtet okult? Po,kjo shihet tek kriminelët që ka sjellë në pushtet, e sheh tek marrëdhënia që ka ndërtuar me mediat,e sheh te marrëdhënia që ka ndërtuar me.oligarkët. A kemi ne për shkak të saj një tendencë që të bashkangjitemi apo të justifikojë pushtetin dhe të kundërshtojë mendimin kundër? Po a ka njeri në këtë dhomë që e di më mirë se Fatos Lubonja ish i burgosur politik?
Pra ne kemi një tendencë të jemi antiopozitarë, ka një kulturë antiopoztare që nuk ka nisur me Edi Ramën. Ne duhet ta luftojmë këtë. Unë beso me aq sa jam ekspozuar që në qoftë se flasim për ndryshime sistemike, procese që abstargohen nga një ordiner si Edi Rama që na përçan dhe na sundon me një grusht kriminelësh.
E di ti që të githë ata bashkë,ai grushti i kriminelëve, ai grushti i oligarkëve,EdiRama dhehorrat e vet nuk janë sa as një e dhjetëmijta e protestë së 27 janarit?
Si ka mundësi që na sundojnë,si mund ta shkatërrojë këtë sistem?
E para që duhet të ndryshojë është diçka brenda nesh. Duhet të jemi më të hapur për ato vlera që e bëjnë Europën Europë. Pë respekt ndaj individit, pë respekt nda mendimit te lirë, luftojmë për mendimin e lirë, luftojmë përtë drejtat tona.
Unë thashë o me krimin o kundër krimit, pastaj kur të vijë punati zgjidh partinë që do more zotëri nuk theun hajde voto pë PD.
Unë po them që të ndryshojë kjo,gjeja e parë që duhet të ndryshoje duhet të ndërgjegjësohemi qëne duhet të kemi një reagim ndaj pushtetit në tërësi, ndaj pushtetit abuziv,të korruptuar dhe të inkriminuar. Detyra jonë ështê tê bashkohemi kundër kësaj klike kriminale,të garantojmë procesin poltitik.
Pse? Ne s kemi proces politik, ne s kemi zgjedhje.
Sic thotë studimi i OJQ-së në Shkup 20% e shqiptarëve kanë pranuar që u êshtë kërkuar blerja e votës.
Le të rikthejmë procesin politik në vend, të rikthejmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ta shporrim.krimin nga sfers e vendimarrjes politike.
Krimi duhet luftuar me vendosmëri që të mposhtet dhe nuk zhduket asnjëherë dhe pastaj gjithësecili prej jush të zgjedhë.
Unë kam një platformë të mirë sipas Partisë Popullore europiane për ta nxjerrë ekonominë nga kriza, për ti mbajtur shqiptarët këtu që të mos ikin fëmijët e tyre për të kërkuar rrugëse të botës por ta ndërtojnë jetën e tyre kətu se vendi i ka mundësitë dhe kjo është beteja ime, kjo ështe beteja e PD. Ju nuk merreni fare me faktin sesi ndodhin punët brenda PS dhe unë këtë e marr për një shenjë shprese. Merreni me proceset e brendshme të Partisë Demokratike, mua kjo më nderon ju falenderoj për këtë sepse kjo tregon përtej çdo fjale që ju keno shpresë tek Partia Demokratike dhePD mund dhe duhet ti bëjë gjërat më mirë.
Në nivelin konceptual ajo që duhet të përpunojmë së bashku ejani të bëjmë një aleancë vlerash,jo për të sjellë Lulzim Bashën në pushtet, jo përtë më bërë mua kryeministër se nuk dua të bëhem kryeministër me truke me mashtrime me propagandë as me forcë as me protesta. Unë dua të bëhem kryeministër me votën e shqiptarëve kur të më besojnë me votë, të besojnë programin tim vizionin tim dhe ekipit tim
Kjo aleancë vlerash le të jetë një aleancë që të mposhtë aleancën e krimit që kemi përballë.
Të bashkohen shumica dërmuese e shqiptarëve.

Për negociatat, Basha: Unë besoj se do ecët në këtë rrugë, që do ti thuhet Shqipërisë që këto kushte nuk I ke plotësuar dhe kur ti plotësosh do të ecësh përpara. Kjo është çfarë thotë Europa. Pyetje tani është cfarë do bëjmë ne. A është në gjendje Edi Rama të arrestojë Saimir Tahirin, të arrestojë Vangjush Dakon, të kapë bandat, të konfiskojë asset e tyre, të vërë përpara përgjegjësisë Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin, veten e tij për aferat korruptive, etj, të mos merremi me reformat e tjera. Pra pengesa kryesore për përparimin e Shqipërisë drejt BE është dhe mbetet dhe një qeveri e kapur nga krimi.

(m.a/m.k/e.f/da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb