Bayern Munich i nxori praktikisht nga gara për titull por B.Dortmund nuk dorëzohet, vijon të dhuroj spektakël, këtë herë në transfertë kundër Paderborn. Përballë ekipit të Gjasulës, i cili në këtë sfidë mungonte për shkak kartonësh, verdhezinjve i mjafti një pjesë loje për të shënuar gjashtë gola. Hazard hapi siparin e golave në minutën e 54-ët ndërsa tre minuta më pas Sancho dyfishoj shifrat. Talenti anglez ishte njeriu i ndeshjes duke realizuar edhe dy herë të tjera. Gol me dedikim nga sulmuesi e B.Dortmund i cili mbante të veshur një fanellë me mbishkrimin: “Drejtësi për George Floyd”, i ri i cili vdiq gjatë një aksioni të policisë në Minneapolis çka ka sjellë protesta të shumta në të gjithë Amerikën. Hakimi dhe Schmelzer ishin autorët e golave të tjerë për ekipin e Dortmund.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një fitore me poker golash(4-1) siguroi dhe B.Monchengladbach përballë Union Berlin. Pas javës së 29-të, Bundesliga gjermane kryesohet nga Bayern Munich në kuotën e 67-të pikëve e ndjekur nga B.Dortmund me 60-të pikë ndërsa në vendin e tretë renditet B.Monchegladbach me 56-të pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb