TIRANE- Pas largimit të Linda Reit nga gara e “Dance with me”, spektakli, organizatorët dhe prezantuesit nuk po gjenë paqe e janë vënë në qendër të kritikave.

Kritikat e Lindës ishin të shumta në adresë të regjisores se spektaklit, Vera Grabocka, por edhe ndaj anëtarëve të jurisë si dhe mënyrës se si trajtoheshin konkurentët.

Për t’i vënë kapakun ka reaguar edhe Olti Curri i cili përmes një statusi fundosës në Facebook shprehet:
olti curri
‘Sinqerisht më vjen keq për largimin e Linda Rey nga Dance ëith me, sepse këtë vit ishte e vetmja që mbante spektaklin gjallë me lirshmëri, sinqeritet dhe debat…të mbeturit në garë pjesa më e madhe bashkë me jurinë ngjajnë me manekinet e lirë të dyqaneve kineze të Myslym Shyrit komplet prej plastike, pa gojë dhe pa vrimë për të dh***ë…dhe mbi të gjitha pa tru për të artikuluar një mesazh që ja vlen për ta dëgjuar nga familjet shqiptare…Alketa nuk ka çfarë të bëjë vetëm të lërë mikrofonin edhe të fillojë të kërcejë vetë (si Ventura që nga orezantuese shkoi në Isola dei famosi si konkurente ) madje me vjen keq edhe që Grabocka duket si shitëse e pashpresë në këtë dyqan me manekine të gjymtuara…’.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb