Rey Manaj është pa diskutim legjionari më i famshëm për momentin, paraqitja e tij fantastike me Barcelonën ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionin sportiv. Sulmuesi kuqezi ka shfrytëzuar në maksimum çdo minutë që është aktivizuar me ekipin e parë duke realizuar katër gola në dy miqësore, e të mendosh që në të dy sfidat ka luajtur vetëm pak minuta. Përpara këtyre dy takimeve, Manaj ishte në vitrinë, me drejtuesit e Barçës që po përpiqeshin të gjenin një sistemim të ri për sulmuesin, situata mbase nuk ka ndryshuar shumë në këtë drejtim, Manaj mund të largohet sërish nëse vjen oferta e duhur, por pa diskutim që statusi i tij tashmë ka ndryshuar shumë dhe është në një moment të magjishëm ku ka edhe luksin të zgjedh.

Manaj
Manaj

Një ditë më parë, mediat spanjolle shkruan se trajnerin Koeman nuk do të ishte kundër idesë që Manaj të qëndronte me ekipin e parë, ku e sheh si zëvendësuesin ideal të Sergio Aguero ndërsa këtë të hënë “Mundo Deportivo” bën bilancin e ofertave konkrete që kanë ardhur në drejtim të sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Manaj
Manaj

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, Sassuolo, Cadice dhe Famalicao janë tre ekipet që kanë trokiturat zyrtarisht për tu interesuar për Manaj. Për momentin Sassuolo është opsioni që josh më shumë, pasi Manaj e njeh mirë Serie A dhe do të ishte një vitrinë e rëndësishme edhe për të ardhmen. Nuk përjashtohet as opsioni për të qëndruar me ekipin e parë të Barcelonës, por kjo është një lëvizje që nuk është vetëm në dorë të Manaj, pasi më parë duhet të largohet disa lojtarë për ti bërë vend Rey Manaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb