TIRANË- Pas deklaratave nga ministrja e Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka sot, se lumi i me të rinjtë e PS do e marrë përpara çadrën ka ardhur edhe reagimi nga kampi opozitar.

Është sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji i cili e quan dështim mitingun e sotëm të PS-së me të rinjtë, ku sipas tij gjimnazistët u sollën duke iu bërë presion prindërve ne administratë.

Për më tepër Salianji thotë se ‘flasin ata që ecjen në karrierë e kanë vetëm mbrapsht”.

“Dështim spektakolar i Rilindjes! Përdorimi i autobusëve të gjimnazeve nga e gjithë Shqipëria, presion ndaj gjithë administratës publike për të sjellë secili fëmijët e përsëri hapësira para bashkisë ngjitur me Sheshin Skënderbej nuk mbushet dot nga Rilindja, një hapësirë që është dy herë më e vogël se çadra e lëvizjes qytetare e ngritur nga opozita!
Provokojnë dhe opozitën duke bërë presion me lugë çaji! Flasin dhe për marrje përpara këta që ecjen në karrierë ose në jetë e kanë vetëm mbrapsht!”, deklaron Salianji.

Salianji fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: