Shirat e shumta gjatë natës kanë sjellë probleme të shumta edhe në Rrogozhinë.

Prurjet e shtuara të lumit Shkumbin kanë shkaktuar daljen e tij nga shtrati dhe përmbytjen e disa zonave pranë tij, konkretisht në fshatin Rreth-Greth dhe Gosë.

Në një video të siguruar nga gazetari Kelment Baçi shihet uji që vërshon rrugëve të fshatit Rreth Greth në Rrogozhinë duke u futur edhe në shtëpitë e banorëve.

Përmbytja e fshatit ka krijuar probleme për banorët ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale kryesisht në elektroshtëpiake dhe blegtori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb