Zv. kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe i ka bërë thirrje banorëve të fshatrave të Divjakës që ndodhen buzë lumit Shkumbin se duhet të largohen pasi lumi po del nga shtrati.

 

Braçe thotë se banorët duhet t’i binden urdhërave të kryepleqve dhe Policisë për t’u larguar vetë dhe çdo kafshë apo mjete nga toka e argjinaturës së lumit.

 

STATUSI I ERION BRAÇES

LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI!

Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature!

Menjehere!
Bindjuni urdherave te autoriteteve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb