Londra është transformuar në një qytet shumëngjyrësh për edicionin e dytë të ‘Lumiere London’ që do të ndriçojë qytetin.

Festivali ka sjellë shumë artistë angleze dhe ndërkombëtarë të cilët kanë realizuar rreth 50 vepra arti me drita në të gjithë qytetin

Punimet, përfshijnë abazhurë të përmasave të mëdha, projeksione në Westminster Abbey dhe një fushë idilike lulesh.
Eventi i këtij viti shtrihet në lagjet në qendër të Londrës, por edhe në ato përgjatë bregut jugor të Tamizit.

Syri i Londrës, Teatri Kombëtar dhe Galeria Hayëard, janë ndër atraksionet kryesore.

Festivali i Londrës në 2016, që ishte I pari I këtij lloji, tërhoqi më shumë se 1.3 milionë vizitorë vetëm në katër netëve.

Ky event zhvillohet edhe në qytete të tjera përfshirë Pragën, Amsterdamin, Montrealin, Singaporin dhe Tokio.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb