TIRANE- Partia Demokratike e ka cilësuar ceremoninë e Lumturimit të 38 martirëve sot në Shkodër një ngjarje unikale. Me anë të një deklarate drejtuar mediave PD thekson se sot është ditë reflektimi dhe ndjese për krimet e komunizmit gjatë periudhës së egër komunist.

Po ashtu, opozita theksoi se Rama urdhëroi Televizionin Shqiptar që të ndërpres sinjalin e aktivitetit.

REAGIM I PD
Lumturimi i 38 martirëve, nga Papa Francesku, në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër është një ngjarje unike për Europën dhe Botën. Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e sotmja është një ditë reflektimi dhe ndjese për krimet çnjerëzore komuniste ndaj lirisë dhe besimit ne Zot. Por Edi Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave botërore. Jo vetëm nuk denjoi te ishte i pranishëm por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, News 24, ABC-News dhe Ora News.

Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi çdokujt se kush është dhe kujt i përket. Edhe të enjten në Parlament në mënyrë demonstrative ktheu fundshpinen kur po votohej rezoluta e Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit e kur po lexoheshin emrat e martirëve dhe vuajtjet e tyre. Me keto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përçmimin për sakrificat sublime të klerit. Ne vend të frymes së pajtimit, paqes dhe bashkimit ai zgjedh si perherë, përcarjen, urrejtjen dhe konfliktin. Shqiptaret duhet të bashkohen për ti thënë JO, Edi Rames, të shkuarës së krimeve, të shkuarës së konfliktit. Ai nuk përfaqeson as të sotmen, aq më pak të nesërmen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevoje për paqe, bashkim dhe harmoni. #Shqiperia më mirë pa Edi Ramen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: