PRISHTINE – Eurodeputetja, Ulrike Lunaçek, gjatë qëndrimit në Kosovë nuk ka lënë pa e komentuar veprimet e qeverisë së Serbisë për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi në Beograd. Duke folur për këtë vendim, Lunaçek ka thënë se Serbia duhet ta anulojë aktvendimin e gjykatës serbe, që ishte marrë në kohën e Millosheviçit.
“Autoritetet në Beograd duhet ta anulojnë fletarrestimin ndaj ministrit te Jashtëm të Kosovës, i cili daton që nga koha e Millosheviçit”, -ka thëne Lunaçek. Sipas saj, Serbia duhet të ndjekë shembullin e njëjtë të anulimit të fletarrestimit sikur në rastin e Tony Blair-it.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: