Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për Lungomaren e Sarandës duke e konsideruar si një transformim jo vetëm për kënaqësi, por edhe ekonomik.

Sipas tij, turizmi i shërben zhvillimit dhe projektet nuk janë 3D por tashmë realitet.

Për Ramën, zhvillim për Sarandën do të sjellë dhe porti i jahteve, që do të krijojë një komunitet të rinj të huajsh. Ai thotë se për këtë t fundit gjithçka është organizuar dhe qeveria është vetëm në pritje të një kompanie.

”Më motivon dhe e bëj me kënaqësinë e të qenit i zgjedhur për të sjellë ndryshimenë të mirë të shumë njerëzve dhe vendit, me aq sa mundem, kam dhe di.

Për t’u kthyer tek turizmi im tani. Besoj që nëse unë s’do isha këtu, dhe s’do krijonim mundësinë që këtë që po ndodh këtu ta shikojnë dhe të tjerë. Këtu po bëhet një punë e madhe për transformim, rrënjësor në vijën bregdetare të Sarandës. Si do e merrnin vesh, si do stimuloheshin njerëzit të vinin, teksa mediat nuk kanë ardhur këtu.

Turizmi i shërben zhvillimit. Nivicë nuk ka shkuar ndonjë analist, ta ketë promovuar ku po ndodhin gjëra të bukura.

Janë realitet, kurse në faqen time i quajnë 3D. Mjafton të shohësh, shifrat e ekonomisë në Vlorë dhe ato të ekonomisë së gjeneruar nga Lungomarja e Vlorës. Mjafton të marrësh bilancet, apo tregtarëve, përpara Lungomares dhe pas Lungomares, është marramendëse. Mjafton të shohësh pasurinë e atyre që banojnë, dhe rivlerësimin e pasurisë si rezultat i asaj ndërhyrje, ajo ndërhyrje ka arritur.

Këtu ka arritur rreth 4 mijë plus të punësuar, dhe 1 mijë të tjerë që kanë qenë të rinj me kontratë të përkohshme, në periudhën e fundmit në mars 2019, se 2020 nuk është moment i saktë për vlerësim prej pandemisë. Këto transformime janë ekonomike, jo vetëm kënaqësi në të parë. Por është kjo e fundit që sjell dhe ekonominë.

Puna vazhdon, nuk ka mbaruar apo po mbaron. Larg së qeni e mbaruar. Por fillimi i portit turistik mbrapa, dhe kthimi i atij gjiri sot të braktisur, në një gji ku mund të ankorohen apo parkohen qindra jahte do bëjë që ekonomia përsëri të rritet. Gjithçka e organizuar, presim një kompani.

Vetëm nga parkimi i jahteve do ketë komunitet të rinj të huajsh. Janë të mirëpaguar nga pronarët e jahteve që do jenë konsumatorë këtu.

Ka plot fshatra që janë pa rrugën që meritojnë. Çdo hap e investim që bëjmë, është jo vetëm për atë destinacion. Duhet ta ritheksoj se jo vetëm plani ynë, ësthë bazuar tek kjo, që të krijojmë lidhje, lidhje, lidhje aty ku potenaciali ekonomik është më i madh. Myzeqe, Korçë, Berat, janë investime që mundësojnë rrugët e prodhimit.

Ato që bëjmë nuk janë vetëm për atë pjesë, por edhe impakt për pjesët e tjera.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb