Situata është e njëjtë si dy vite më parë, por fituesi jo.

Kësaj here skuadra e Lushnjes ja ka dalë të triumfojë përballë Bylisit duke siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në “Superligë” me fitoren minimale 1-0. Vendasve i mjaftoi goli i Sefës për të arritur objektivin madhor që solli në stadium mijëra tifozë.

Pas golit të sulmuesit me kokë në minutën e 33-të situata u nxeh shumë me miqtë të cilët e mbyllen pjesën e parë me 10 vetë pas largimit me karton të kuq të Kuçit.

Pjesa e dytë ashtu si e para u karakterizua me ndërhyrje të ashpëra, por jo me ndryshim rezultati. Lushnjarët “hakmerren” në një farë mënyrë ndaj ballshiotëve të cilët dy vite më parë, në të njëjtat rrethana humbën mundësinë për t’u përfaqësuar në “Superligë”. Në atë sezon, Bylisi mori të vetmin rezultat, fitoren, duke hidhëruar mbi 8000 të pranishëm dhe një qytet të tërë.

Këtë herë fundi i kampionatit dha verdikt ndryshe, Lushnja renditet e para me 41 vetëm 3 më shumë se Bylisi që e mbylli i dyti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: