Operacioni i Latifi kushton 40.000 euro. Familja nuk ka asnjë mundësi të sigurojë këtë shumë parash. Latif Dedej është 15 vjeç dhe vuan nga një komplikacion shëndetësor të quajtur tromboza veno porto “Fëmijëria im është se unë kam luajtur me jetë, hemorragjia më jep dhimbje, vjell gjak, mbrëmë po haja bukë krizat më pushuan pas 2 orëve. E lë shkollën, kam dhimbje më mirë rri në shtëpi sa të prish mësimin, mjeku më tha se duhet të operohem urgjentisht, se çdo moment që kalon, unë rrezikoj jetën. Shpresa ime e fundit janë Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri”,-thotë adoleshenti i cili rrezikon çdo moment që kalon. “Vëllai duhet të heqë shpretkën, duhet të operohet, nëse nuk operohet do vdesë do i plasin venat e gjakut, nuk mund të përballoj një tjetër vdekje në familje është shumë vështirë. Nuk mund të përballoj një tjetër vdekje në familje”,-thotë e motra.

https://youtu.be/bDvH7CLM39k

“Një ditë na trembi shumë, rrezikoi shumë djali, volli copa gjaku nga goja dhe mjekët kishin frikë ta merrnin përsipër na thanë mjekët ky ka vdekur, është shumë e vështirë për një nënë që nuk kam lekë, sidomos për mua që jam vetë e sëmurë. Unë nuk kam mundësi kanë thënë është 40.000 euro unë nuk kam asnjë të më ndihmojë, dua vetëm jetën e fëmijës nuk dua asgjë tjetër, unë nuk kam ku të kërkoj ndihmë unë i drejtohem Elvisit, Sidritit dhe emisionit nuk kam nga t’ja mbaj”,-thotë e përlotur Edlira e ëma e 15 vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb