NGA JULIAN KASAPI*

LUSHNJË- Fermerët e Lushnjës tashmë në nisje të sezonit bujqësor, por përballen më dëmtime të të mbjellave në sera, sidomos në kulturën e domates ashtu dhe në atë të trangullit. Rreth 20 përqind e serave janë dëmtuar nga sëmundja e kalbëzimit.

Sipas specialistëve të bujqësisë sëmundje të tilla janë të mbartura pasi fermerët kanë nënvlerësuar kryerjen e shërbimeve të nevojshme

Një javë më parë për shkak të këtyre problemeve me të cilat po përballen fermerët, ishte në Lushnje ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Ai iu bëri thirrje atyre që të zbatojnë praktikat e prodhimit në mënyre që të shmangen sëmundje të tilla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: