LUSHNJE- Një elektricist në Lushnje ka humbur aksidentalisht jetën mbrëmjen e kësaj të diele, në krye të detyrës.

Policia e Lushnjes bën me dije se elektricisti Florenc Janku nga fshati Biçukas ka qenë duke riparuar një defekt në momentin që ra në kontakt me energjinë elektrike. Pasi ka hipur në shtyllë, elektricisti ka ulur fiderin e gabuar, i cili i ka marrë edhe jetën.

Të njëjtat burime thonë se Janku ishte në shtyllë bashkë me një koleg tjetër, por ky i fundit nuk është dëmtuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: