Pamundësitë ekonomike të bëjnë të harrosh vdekjet sepse duhet të jesh ne betejë të përditshme për të siguruar jetën e nipërve. Kjo është historia e familjes Peshku. Nusja e familjes ka vendosur të rrijë me vjehrrin e vjehrrën. Dhimbja e saj është po aq e madhe. Ndjehet po aq e pafuqishme dhe e pamundur përballë këtij realiteti të hidhur.

“Atë ditë burri më tha unë do vdes, unë e shikoj tha nuk e kam jetën e gjatë, nuk shprehte dhimbje, shiko më tha shtëpinë, fëmijët, shtëpia është katastrofë, më tha bëhu e fortë për kalamajtë për pleqtë, djali më tha si vdiq babi na la kaq të vegjël. I lutem Zotit të behëm e fortë, bukë e kripë por mos na sill sëmundje. Qëndroj me vjehrrin dhe vjehrrën i kam kalamajtë e vegjël, edhe pleqtë janë të përvëluar, kanë humbur mjaft vështirësi. Robi qenka shumë i fortë. Edhe unë jetime jam rritur, nuk e njoha babain tim kurrë. Tani jam edhe pa shtëpi..” kështu shprehet gruaja e mbetur me tre fëmijë jetimë.

Fëmijët jetime tregojnë dhimbjen për vdekjen e te atit
“Ndonjëherë shikoj krevatin që ka vdekur atje mërzite, nuk qaj kurrë, i jepja ujë kur ma kërkonte, me çonte babi në Rrogozhinë më blinte akullore, do shkonim për peshq por nuk shkuam ai vdiq. Babi na thoshte ju kam zemër ju kam shpirt, e shikoj në ëndërr. Doja që babi të ishte këtu ta përqafoja”,-shprehen fëmijët të përlotur.
“Shtëpinë ju e shikoni, na ndihmoni që ta rregullojmë, i lutem emisionit të na ndihmojnë më shtëpinë ta rregullojmë”,-thotë gjyshi i fëmijëve.

“Situata është shumë ë vështirë, flenë nuk flenë këtu kanë frikë mos u shembet divani, i lutemi emisionit ta më ndihmojë nipat janë jetimë” ,-është lutja e gjyshe Hajries. “Nuk flemë atje se kemi frikë se na bie tavani në kokë, donim të kishim një shtëpi të madhe që mos ta na shembet kurrë, ju lutem na bëni një shtëpi, të jetë e bukur, mos të kemi frikë se na bie tavani, ne nuk kemi shtëpi”
“Ju lutem vendosni dorën në zemër, ju lutem shumë, unë shpresën e kam tek kalamajtë, vetëm tek ta”-është apeli i nënës së tre fëmijëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ovbS-vF6zxI

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=ovbS-vF6zxI&t=2s

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb