Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” riktheu në vëmendje historinë e familjes Peshku në fshatin Thanas të Lushnjës. Një familje që ka përjetuar humbjen e tre djemve dhe vuan sot pamundësinë e rritjes së tre jetimeve që kanë në shtëpi

Por si jetonte familja Peshku muaj më parë?

Një shtëpi e rrënuar do shembet për t’i lënë vendin ngritjes së shtëpisë së re. Si thoshte Migjeni, një botë e re do të lulëzojë gërmadhash. Elvis dhe Fatma Naçi takuan familjen Peshku në fshatin Thanas të Lushnjës, historia e të cilëve u transmetua te premten e kaluar. Dy pensionistë dhe tre fëmijë jetimë luteshin për një banesë të re pasi nuk flinin dot nga frika se mos u binte tavani mbi kokë. “Situata është shumë ë vështirë, nuk flenë këtu në dhomë, kanë frikë mos u shembet çatia, i lutemi emisionit ta më ndihmojë nipat janë jetimë”, ishte lutja e gjyshe Hajries.

“Nuk flemë atje se kemi frikë se na bie tavani në kokë, donim të kishim një shtëpi të madhe që mos ta na shembet kurrë, ju lutem na bëni një shtëpi, të jetë e bukur, mos të kemi frikë se na bie tavani, ne nuk kemi shtëpi”. “Ju lutem vendosni dorën në zemër, ju lutem shumë, unë shpresën e kam tek kalamajtë, vetëm tek ta”, ishte apeli i nënës së tre fëmijëve jetimë javën e kaluar. Pamundësitë ekonomike i kishin bërë burrë e grua t’i harronin vdekjet e tre fëmijëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ZUmCXJCfh_c

Elvis dhe Fatma vizituan javë më parë familjen Peshku në fshatin Thanasaj.

“Nuk e kam besuar historinë tënde, kemi parë që ke humbur një fëmijë kur ishte tre vjeç, pastaj ke humbur një fëmijë kur ka ikur emigrant në Greqi, nuk ke lajm nga ai. Para një viti të iku djali la tre jetimë”, i tha Fatma Hajries. “Sakrificat e tua i pamë të gjithë, këtu ka shumë halle e sprova”, tha Elvisi. Gjyshërit bashkë me nënën e tyre rrisnin tre jetimë. Jeta e tyre ishte një betejë të përditshme për të siguruar jetën e nipërve. Shtëpia e tyre është në gjendje të mjerueshme. “Ne kishim frikë se mos na binte tavani sipër kokës”, i tha njëri nga fëmijët Fatmës.

“Në duam një shtëpi, nuk kemi dëshira të tjera, nuk kemi dëshirë të kemi lodra”, kjo është dëshira e vetme e fëmijëve.

Elvisi i tha familjes se përmes numrit të llogarisë që do hapnin do u kalonin fëmijëve një pension mujor

Elvis Naçi: Do hapni një numër llogarie dhe do të vendosim dhe një pension. Edhe shtëpia e re pa kushtet, nuk ka kuptim. Ne shpresojmë që të hapim sa më parë edhe shkollën profesionale që fëmijët të hyjnë në jetë.

“Ne e kemi vendosur, bashkë me shqiptarët që na janë bashkangjitur në këtë mision, ne e kemi ndarë që për ju do bëjmë një shtëpi të re për ju. Ne do mundohemi që prilli tu kapi më një shtëpi të re. Shtëpia do jetë e madhe do ketë dhoma për të gjithë. Ne do fillojmë që sot”, ishte lajmi i mirë që u dha Elvisi.

Por brenda javës donacionet për të ndërtuar një banesë të re u mblodhën dhe u hodhën themelet e një shtëpie të re për familjen Peshku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb