Në Lushnjë prindërit e 14-vjeçares Xhesilaida luten për të ndihmuar vajzën e tyre e cila vuan nga laringomalacia. Vajza nga mosha 1-vjeçare mban një gyp në fyt.

Prindërit të përlotur e të pamundur, shprehen se vajzës duhet t’i japim shansin të jetojë bukur, që të ulet mbi ditarin e saj për të shkruar vetëm gjëra të bukura, të vërteta e jo si imagjinatë të saj.

“Vajza ka lindur me atë problem në frymëmarrje, Xhesi merr frymë vetëm me atë tubin. Është shumë e rrezikuar, zgjohem e shikoj përnatë. I ngeci një natë isha nëpër spitale. Më mbetet mendja tek vajza, është jetë e vështirë, e shikoj të dorëzuar veten, asnjë nuk më jep shpresë”, thotë e ëma.

“Njerëzit më shikojnë rrugës, në orën e mësimit, më shikojnë, më paragjykojnë, unë qaja në shtëpi. Duroj nuk kam çfarë të bëj”, tha Xhesi.
“17.000 euro kushton operacioni i vajzës në një spital të Xhenovës”, thotë babai i Xhesit në emisionin e shqiptarëve.

https://youtu.be/Zrh9Vs8SLwA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb