LUSHNJE

Një 42- vjeçar i cili ra me motor në kanal ka ndërruar jetë në Lushnje. Shpëtim Bajaziti banes në Ardenicë të Lushnjes, ka rënë në kanal dhe vdiq në spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 në fshatin Kolonje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË

Lushnje
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb