Ekipi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar në fshatin Dushk të Lushnjës tek familja Dedej. Kryefamiljari ka ndërruar jetë nëntë vite më parë nga një infarkt në zemër duke lënë familjen e tij në varfëri të madhe.

Motra e Latifit ka pësuar një traumë kur i ati ndërroi jetë para syve të saj në banesë, hallet që i kanë rënë asaj dhe nënës së saj Edlirës janë të rënda. E ëma e fëmijëve është gati e paralizuar dhe lëviz me ndihmën e një shkopi për shkak se i është zhvendosur një pjesë e legeni dhe duhet të kryejë një ndërhyrje por nuk mund ta bëjë pasi nuk i kanë mundësitë financiare. Pjesën më të madhe të parave që familja Dedej e përfiton nga KEMP-et ata e shpenzojnë për medikamente. Madje fëmijët ka pasur raste që kanë shkuar edhe pa bukë në shkollë.

Shqetësimi me i madh ne këtë shtëpi është djali Latifi, jeta e të cilit po vihet çdo ditë në rrezik. “Unë jetoj më dy fëmijët e mi dhe vjehrrën, burri më ka vdekur në 2011. Ishim tek toka, ai u shtri nuk u ngrit më vdiq, vajza u tremb shumë. Ai i donte fëmijët, aq sa kishte mundësi ua plotësonte. Fëmijët mi la të vegjël kam vuajtur shumë. Vetë jam e sëmurë më kanë thënë se legeni lartë më është deformuar. Vetë mezi luaj nga vendi mezi i bëj punët e shtëpisë, tani mirë që kam vajzën, po e torturoj po i hyn në gjynaf, po s’kam mundësi tjetër. Marr 20.000 lekë por nuk më dalin, me listë marr bukë.”,-thotë Edlira. “Isha tek dhoma kur babi vdiq, ishte shumë keq, babi më mungon shumë ai bënte çdo gjë për ne. Ai ishte shpresa jonë që të jetonim, nëse ai do ishte gjallë çdo gjë do ishte ndryshe. I bëj mësimet por kujdesem për familjen. Edhe pa buke kemi mbetur se të gjithë janë me ilaçe, vetëm unë nuk jam e sëmurë në familje”,-thotë vajza. “Jam e përvëluar si më mbajti Zoti mendjen kur më vdiq djali, nusja është sëmurë prej 2 vitesh ecën me shkop”,- thotë e ëma e kryefamiljarit i cili ka ndërruar jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: