Bella Hadid ka dërguar urimet e saj për vitin 2023 me një postim në rrjetet sociale.

Modelja ka postuar me një seri fotosh dhe videosh në Instagram, ku ka veshur bikini të bardha dhe shijon banjën në një pishinë, pa asnjë gjurmë grimi.

Në postimin që ka bërë mbrëmjen e së enjtes, 26-vjeçarja pozon në ujë dhe mes bimëve të shumta që rrethojnë pishinën. Ashtu si me shumicën e postimeve të Hadid në rrjetet sociale, ky i kaloi 1 milion pëlqime brenda disa orësh.

Në mbishkrimin poshtë fotove, Bella Hadid iu drejtua audiencës së saj në internet, duke shkruar: “Gëzuar Vitin e Ri të dashurit e mi…Lutem vetëm më të mirën për ju”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: