Ekipi i Urgjencës së Spitalit të Gramshit jep një mesazh prekës, sa i takon situatës së krijuar nga koronavirusi. Ata luten që pacientët që mbërrijnë në spital të mos kenë pasur kontakte me vendet e prekura nga koronavirusi.

“Lutemi qe kur pacientet mberrijne te mos kene origjine dhe kontakte me vendet e prekura nga koronavirus. Gjate 24 oreve te fundit ne repartin e urgjences se spitalit Gramsh jane paraqitur 12 pacient 6 prej tyre femije me simtoma te ndryshme pas egzaminimeve e marrjes se antibjotikeve jane larguar prane banesave te tyre”, thonë mjekët e Urgjencës.

Mjekja pediatre, Nexhmie Boja, falënderon qytetaret e Gramshit per sensibilizimin qe kane bere, duke qendruar ne shtepi sipas udhezimeve te rekomanduara nga Ministria e Shendetesise.

“Kam 40 vjet qe punoj ne kete qytet si mjeke, gjithmone qytetaret e Gramshit jane njerez shume te ndergjegjshem, i zbatojne udhezimet, madje dua te kujtoj qe edhe ne vitin ‘97 ishin shumë te rregullt ku edhe faturat e energjise i paguanin.

Ne nje vezhgim nga ana jone i bere neper rrugicat e shetitores së vetme te qytetit gjithcka eshte e boshatisur, pamjet tregoje qe qyteti eshte ne heshtje, ne rruget e tyre sheh vec punojes policie ne hyrje e dalje te qytetit, te cilet luten se kur do marri fund kjo situatë”, thotë mjekja Boja.

96a08ee3 98a3 4eb0 9bc7 7cc040c7c46f
96a08ee3 98a3 4eb0 9bc7 7cc040c7c46f

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb