Lutjet dhe lotët për të shpëtuar prekën zemrën e gjithë shqiptarëve pasi historia e saj u transmetua tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

“Ndihem shumë e lumtur, falenderoj Elvisin Sidrititn, Bona do ja dali do kthehet tek ne dhe do ta jetojë jetën e lumtur” shprehet e ëma e vajzës. “Do vijë si kukull me flokët e gjata” thote gjyshi.

“ Kam shumë shpresa për mbesën, kishim shumë besim kur u mblodhën paratë, na dhatë shpresë” tha gjyshi i Bonës. “Unë dua që motra të vijë e shëruar, do ia kreh prapë flokët” thotë motra e vogël e Bonës.

Vogëlushja u prit në ambientet e spitalit Continental ku iu nënshtrohej disa ekzaminimeve dhe analizave nga Elvis dhe Fatma Naçi. Të gjithë donin të siguroheshin se Bona ishte në gjendje për të përballuar udhëtimin për në Itali. Mjekja tha se Bona e përballon udhëtimin.

“ është një lajm shumë i mirë pasi Bona do niset që sot dhe do kthehet si kokrra e mollës, i mblodhëm lekët në kohë rekord u duke dhe bujaria e njerëzve, gjithçka është në rregull do ikim që tani. Ju keni vuajtur shumë por vajza do na kthehet më kaçurrela, keni derdhur lotë, ishte dhe e vështirë të siguronin një vend të lirë tek spitali në Itali ” u tha prindërve të vajzës Elvisi.

“Kalvari i vuajtjeve do të mbarojë, po shkoni në një spital shumë të mirë, vajza do jetë në dorën e mjekëve më të mirë” tha Fatma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb