Në kohën kur vendi ynë po përballet me një situatë tragjike dhe ku ndihma bazike për të prekurit nga tërmeti duhet të jetë detyrimisht e para, këtë e ka bërë më së mirë edhe IuteCredit.

IuteCredit ka kontribuuar me ushqime, batanje, veshje dhe ndihma te tjera që mbulojnë nevojat bazike.

Më tej, ky institucion thekson se “në këto momente të vështira për të gjithë, lutjet tona janë me familjet e viktimave. Inkurajojmë të gjithë të kontribojnë sadopak në mënyrë që të gjithë të bashkuar të mbështesim ata që më shumë e kanë nevojë.Per komunikimet e metejshme do mbetemi ne kontakt”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb