Najama Sadaqei, një “youtubere” 20-vjeçare afgane ka dhënë një mesazh disa ditë para se të vritej nga sulmi terrorist në aeroport, ku ndodhej së bashku me vëllane ë kushëririn.

Asaj i pëlqente të bënte video teksa gatuante e dëgjonte muzikë, ndërsa vazhdimisht pasqyronte në “Youtube” pjesë nga kryeqyteti Kabul. Katër ditë pasi talibanët erdhën në pushtet, ajo regjistroi një video në dhomën e saj të gjumit në të cilën u tha lamtumirë shokëve të saj me lot.
“Ne të gjithë jemi në shtëpi, nuk kemi mundësi të dalim jashtë, të punojmë apo të studiojmë.

Pavarësisht se thonë se nuk kanë asnjë problem me ne gratë, ne nuk u besojmë talebanëve për shkak të së kaluarës së tyre. Jeta në Kabul është bërë shumë e vështirë, veçanërisht për ata që dikur ishin të lirë dhe të lumtur. Uroj që kjo të ishte vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe që një ditë të zgjoheshim. Por e di që kjo nuk është e mundur dhe se është tepër vonë për ne”, tha vajza.

Najma pranoi se kishte frikë të shëtiste në rrugët e Kabulit që kur mbërritën talebanët, dhe u kërkoi shokëve të saj të luteshin për të.
Ajo shkoi në aeroport me vëllain dhe kushëririn e saj atë ditë fatale për të hipur në fluturimin e saj , por, për fat të keq, kurrë nuk mbërriti atje. Ajo u vra në një sulm vetëvrasës të enjten e kaluar, së bashku me 170 afganë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: