SARANDË- Në gjendje të rënduar psikologjike, një person në Sarandë ka tentuar të djegë vetën me benzinë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 16:35, në lagjen nr.2 në qytetin bregdetar.

Burime nga policia lokale bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku banonte personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Sakaq, për shkak të dëmtimeve të marra në trup, i plagosuri është dërguar në drejtim të Tiranës, për një mjekim më të specializuar.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky person ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, gjithashtu vuante edhe nga tensioni. Ndërkohë, policia po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: