Ashtu siç pritej vendimi për të pezulluar përfundimisht sezonin e futbollit francez është shoqëruar me shumë polemika. Jo vetëm kaq, pasi ky vendim pritet të ketë një impakt negativ në financat e klubeve të Ligue 1 dhe Ligue 2. Nëse nga njëra anë, Paris SG ia dedikon titullin kampion të fituar në tavolinë të gjithë mjekëve, infermierëve dhe personave të tjerë që përballen në vijën e parë me Coronavirus, disa klube të tjerë kërcënojnë me padi.

Large 16 9
Large 16 9

Mbi të gjithë Olympique Lyon. Sipas renditjes, gjigandët e futbollit francez mbeten jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye, me anë të presidentit Jean-Michel Aulas ka paralajmëruar se do të kërkojë dëmshpërblim nga Liga në shifra që i kalojnë dhjetra milionë euro. Në të njëjtën linjë shkon edhe Toulouse, që në bazë të vendimit të fundit duhet të zbresë në një kategori më poshtë. Klubi ka bërë të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të zhbërë atë që e quan “një padrejtësi”. Pas pezullimit, futbolli francez dhe klubet duhet të përballen edhe me goditjen financiare që shoqëron atë. Konfirmimi vjen nga dy rrjetet televizive që kanë të drejtën e transmetimit, “Bein Sports” dhe “Canal+”. Në një deklaratë të përbashkët, këto platforma bëjnë të ditur se nuk do të paguajnë këstin e fundit për këtë sezon që kam vlerën 243 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb