PRISHTINE– Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka mbajtur sot një fjalim në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë këtij fjalimi Engel tha se i është shumë mirënjohës popullit kosovar, pasi ata ia kanë bërë jetën më të mirë.

“E dua popullin e Kosovës, ma kanë bërë jetën më të pastër andaj kam nderin që të jem me ju në nderin e 10 vjetorit”, ka thënë Engel.

Po ashtu, në këtë fjalim kongresmeni Engel shprehu disa dëshira se si dëshiron ta shohë Kosovën.

“Dëshiroj Kosovën ta shoh në BE, dëshirojë Kosovën ta shoh në NATO, dëshirojë ta shoh Kosovën të përpararojë, dëshirojë që kjo qeveri të merret me korrupsionin, dëshirojë ta shoh një vend ku ka ajër të pastër, dhe ky vend ta ketë një armatë shumë etnike, ky është vizioni im për juve”, tha Engels në foltoren e Kuvendit.

Ndër tjerash ai foli edhe për të rinj të Kosovës, ku theksoi se, “Këta të rinj do të jenë pjesë e themelimit të këtij vendi, këtu shoh një vend me një të ardhme të madhe dhe kjo nuk është lehtë e kuptoj, ndonjëherë e keni pasur më të vështirë se miqtë tuaj”.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë një numër i madh të ftuarisht ndërkombëtarë, që janë ftuar nga institucionet e Kosovës për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb