PRISHTINE- “Ma kanë vrarë vëllain, ia kanë djegur edhe kufomën, a po kuptoni”, “le t`vijnë le ta shohin nënën time në shptëi në çfarë gjendje është që kur e kanë vrarë”. Kështu bërtisnin të enjten nëpër korridor të Gjykatës Themelore të Prishtinës motrat e të ndjerit, Naim Hajrizi, i cili ishte vrarë brutalisht në vitin 2009 në Lipjan.

Familjarët e viktimës janë përleshur brenda në seancë me familjarët e dy të akuzuarve, Gëzim Ratkoceri e Osman Spahiu, shkruan sot Koha Ditore.

Incidentin nuk ka arritur ta parandalojë as policia, e cila ishte prezent që në fillim të gjykimit. Situata është qetësuar vetëm pasi kanë arritur pjesëtarët shtesë të policisë. Është dashur të thirrej edhe ndihma e shpejtë, pasi njëra prej motrave të të ndjerit humbi ndenjt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb