LEZHË

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i efektivit të policisë në Lezhë, Kol Kola, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. “BalkanWeb” zbardh dëshminë e policit dhënë para hetuesve, ku sipas tij, gjithçka është e inskenuar.

Burime nga policia thanë për “BalkanWeb” se efektivi 62-vjeçar ka pohuar se nuk e njeh vajzën 13-vjeçare, por i ka nxjerrë dorën dhe e ka marrë në makinë për t’i ardhur në ndihmë. Ndërkohë, lidhur me faktin se pse kanë shkuar në banesë, efektivi i arrestuar ka thënë para hetuesve se “Ma kërkoi ajo me e dërguar aty”.

Efektivi i Policisë së Lezhës, Kol Kola, u arrestua një ditë më parë, pasi akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë nga vendngjarja, efektivi i policisë ka ndenjur rreth 10 minuta në banesë bashkë me 13-vjeçaren.

Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, por këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila është larguar me forcë nga banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb