Ai është një nga emrat më të njohur të gazetarisë në Shqipëri.

Blendi Fevziu një një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “Fitstation” me Cenkuela Hasën, në News24, ka folur se si e kalon kohën me familjen, duke zbuluar se cfarë bën vajza e vogël e moderatorit për ta larguar atë nga telefoni.

“Merrem me gocën, mundohem ta shëtis sidomos të premten ose të shtunën, ose të shtunë e të dielën që janë ditë pushimi merrem më shumë me të. Kurse gjatë ditës më pak, ka momente kur ajo më thotë do ta marr telefonin do ta hedh te koshi i plerave dhe ndonjëherë ma merr për të ma hedhur se i duket se e ndërpres dhe nuk ka vëmendjen e caktuar dhe unë e kuptoj këtë, por është e pamundur, është e pashmangshme. Mundohem t’ia shpjegoj, por ajo prapë s’e kupton, madje po e lashë telefonin e mori e hodhi e sigurt dhe unë e gjej me anë të orës me zilen që ajo s’di si ta caktivizoj për momentin. Kjo është jeta e sotme dhe unë e di që ajo kur të rritet do më justifikoj mua se me siguri jeta e saj do të jetë më e komplikuar se sa e imja”, u shpreh moderator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb