Amarildo Hoxha, një tregtar i fruta perimeve nga Elbasani denoncon se është dhunuar fizikisht nga efektive të policisë se Lushnjës në rrethrrotullimin e Savres dy ditë me pare. Ai thotë se ne orët e para të mëngjesit te së shtunës teksa udhëtonte me furgon nga fieri drejt Elbasanit është ndaluar nga një postbllok policie i Lushnjës. 28-vjeçari thotë se kur u ndalua nga policet kishte vendosur ne makine telefonin e tij e po filmonte live udhëtimin. Sipas të riut, 2 efektivët që e ndaluan i kërkuan dokumentet dhe i kërkuan telefonin duke e dhunuar nga frika se ishte duke filmuar ata.

28-vjeçari he babai i tij kërkojnë që ngjarja të zbardhet sa me pare nga drejtësia. Policia e Lushnjës në orët e vona të së dielës dërgoi njoftimin e saj për ngjarjen ku shkruhet se kur është ndaluar 28-vjeçari ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur për jetën efektivët e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin forcërisht të Amarildo Hoxhës në Komisariatin e Lushnjës.

Nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë janë administruar kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i -vjeçarit Amarildo Hoxha, këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për të. Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb