Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur më 26 nëntor të vitit të kaluar, ku u vra nga shoku i tij 22-vjeçari Elidon Basha. Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dëshminë e autorit të ngjarjes, 27-vjeçarit Klodian Kola, i cili pranon se ka plagosur shokun e tij.

“E vërteta është se unë e kam qëlluar pa dashje shtetasin Elidon Basha. Shkuam për të gjuajtur, pasi zbritëm nga motori, kemi parë një lepur që kaloi aty dhe në moment Elidoni ka lëshuar armën automatike në tokë, e cila ka qenë e mbushur dhe më mori mua çiften për të qëlluar lepurin. Në këtë moment, unë u ula dhe mora automatikun në dorë dhe pa dashje kam shkelur këmbëzën e automatikut me gisht dhe arma qëlloi pa dashje. Në këtë moment kam dëgjuar edhe të bërtiturën e Elidonit, i cili u plagos në krahun e djathtë”, thotë i riu para hetuesve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, gazetari Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” edhe pamje të rënda të të ndjerit Basha, teksa ka plumbin në krah. Pak ditë më parë, në një intervistë ekskluzive për “BalkanWeb”, babai i të ndjerit, Hasan Basha, tha se djali i tij kishte marrë vetëm një plumb në krah dhe ishte pakujdesia e mjekëve, që i mori jetën të birit të tij. Ai akuzoi bluzat e bardha për vdekjen e të birit, ndërsa paralajmëroi se do ta kërkojë gjakun e tij deri në Gjykatën e Hagës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb