Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha sot se trupat ndërkombëtare nuk duhet të tërhiqen nga Afganistani para përfundimit të procesit të paqes në vend, duke kundërshtuar pretendimet e bëra nga SHBA-ja.

“Ne duhet t’i lidhim këto të dy procese, tërheqjen e trupave të huaja dhe negociatat e paqes”, deklaroi ai gjatë një konference dixhitale të organizuar nga mediet gjermane.

Sipas tij, bisedimet e paqes në vazhdim janë shumë, shumë të vështira dhe nuk do të mund përfundojnë deri në prill, kohë në të cilën ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ishte zotuar të tërhiqte të gjitha trupat.

“Kur të përfundojnë bisedimet e paqes dhe me sukses, atëherë është koha e duhur për të tërhequr ushtrinë e huaj nga atje”, shtoi ministri.

Maas kritikoi planin e njëanshëm të SHBA-së për zvogëlimin e trupave, duke theksuar se rrezikonte sigurinë e forcave të mbetura të NATO-s në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb