Brighton-Man.United rezultoi një sfidë fantastike, me shumë raste për shënim, por e zgjidhur vetëm në frymën e fundit, në mënyrën me dramatike të mundshme, me një penallti. “Djajtë e kuq” bien në transfertë, pësojnë një humbje minimale duke vendosur në pikëpyetje të fortë prezencën në Champions League, në një kohë kur Liverpool e ndjek këmba këmbës. Për momentin qëndrojnë në vendin e katërt, me katër pikë diferencë nga të kuqtë.

Dy ekipet e nisën sfidën zjarr, kjo dhe për meritë të Brighton që luajti një futboll të hapur duke flirtuar me golin në më shumë se një herë, por De Gea mbajti ekipin në lojë deri në minutën e 94-të kur Brighton fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga Shaw. Nga pika e bardhe e penalltisë në minutën e 99-të Mac Allister ishte perfekte duke i dhuruar Brighton fitoren.

Në fund të sfidës, Ten Hag nuk u shfaq i shqetësuar për klasifikimin pavarësisht humbjes: “Jo nuk jam i shqetësuar për klasifikimin, por duhet të qëndrojmë të përqendruar, duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë”, theksoi tekniku holandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb