Ajo që duhet të ketë qenë një intervistë serioze rreth tensioneve politike në Poloni  është bërë qesharake për shkak të një maçoku.

Jerzy Targalski, një akademik polak dhe një ish-aktivist i opozitës anti-komuniste, po jepte një intervistë për transmetuesin televiziv holandez NTR kur maçoku i tij Lisio vendosi të merrte pjesë në aksion.

Ndërsa Targalski po fliste në intervistën live, Lisio i cili ishte ulur në tavolinë, u ngjit mbi supet e akademikut. Më pas kafasha shtëpiake filloi që të ledhatohej tek pronari i tij ndërsa i mbështeste bishtin rreth fytyrës.

Profesor Targalski nuk e ndërpreu intervistën e tij pasi argumentoi se të gjitha sferat e jetës në Poloni janë ende të kontrolluara nga njerëz të ish-Shërbimit të Sigurisë, megjithëse ishte i detyruar të mbante bishtin e Lisio për të mos e mbuluar fytyrë.

https://www.youtube.com/watch?v=l1A7XvH6pYM

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: