Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Joe Biden konstatuan një përputhje të madhe të pikëpamjeve mbi çëdhtjet e mëdha ndërkombëtare, veçanërisht për luftën kundër COVID-19 në kuadrin e OBSH-së dhe mbi klimën pas rikthimit të SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, theksoi Elyse.

“Në bisedën e parë telefonike që prej marrjes së detyrës nga presidenti amerikan, dy krerët shprehën gjithashtu vullnetin e tyre për të reaguar së bashku për paqen në Lindjen e Mesme, veçanërisht për çështjen bërthamore iraniane”, theksoi presidenca franceze në një komunikatë.

“Kjo bisedë miqësore dhe pune u zhvillua në anglisht për një orë”, theksoi rrethi i presidentit francez.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë theksoi se Joe Biden kishte konfirmuar për presidentin francez, Emmanuel Macron dëshirën për të riforcuar marrëdhëniet dypalëshe me Francën, aleatin më të vjetër, por gjithashtu dhe marrëdhëniet transatlantike përmes NATO-s dhe partneritetit të SHBA-së me Bashkimin Europian.

“Dy drejtuesit ranë dakord mbi nevojën për t’u koordinuar mbi sfidat e përbashkëta të tilla si ndryshimi i klimës, Covid-19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë botërore”, sipas njoftimit për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb