Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur për herë të parë pas infektimit me COVID-19. Macron është vetëkarantinuar në rezidencën zyrtare në Versajë ku do të qëndrojë deri sa të negativizohet.

Macron thotë se deri më tani po bën mirë dhe ka disa simptoma momentalisht si kollë të thatë, lodhje e dhimbje koke.

Ai shton se po punon nga rezidenca për disa ccështje të rëndësishme si pandemia apo BREXIT, por me ritme të ngadalta.

Macron premton se do të kthehet shpejt pasi nuk ka asnjë arsye pse gjithçka të shkojë keq.

‘’Doja t’ju siguroja se po bëj mirë. Unë kam të njëjtat simptoma si dje, veçanërisht lodhje, dhimbje koke, një kollë e thatë. Do të kthehem së shpejti. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo do të shkojë keq.

Unë jam duke punuar me një ritëm pak më të ngadaltë për shkak të virusit, por unë do të vazhdoj të përqendrohem në çështje me përparësi të lartë, të tilla si trajtimi ynë i epidemisë, ose, për shembull, dosja e Brexit”,- tha Macron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb