Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mirëpritur në takim në Pallatin Elysee homologun e tij egjiptian, Fattah Al-Sisi, pavarësisht deklaratave paralajmëruese dhe kundërshtimeve nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Terrorizmi, tensionet në Libi dhe të drejtat e shpimit në Mesdhe ishin fokusi i takimeve të mëngjesit të presidentit francez dhe presidentit egjiptian, i cili mbërriti në Paris për një vizitë shtetërore tre-ditore.

Më vonë pasdite, të dy mbajtën një konferencë për media në Pallatin Elysee, me presidentin Macron i cili theksoi se shitjet e armëve të Francës në Egjipt do të vazhdojnë pavarësisht akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Unë nuk do t’i kushtëzoj çështjet e mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik me këto mosmarrëveshje (mbi të drejtat e njeriut)”, tha Macron.

Në vitin 2017, Franca i shiti Egjiptit 1.4 miliardë euro armë, duke e pozicionuar Parisin mbi SHBA-të si furnizues kryesor i armëve në Egjipt.

Macron tha se dialogu i vazhdueshëm midis dy vendeve është pjesë e një aleance “thelbësore” që ai e vlerëson.

“Është më efektive të kesh një politikë të kërkesës së dialogut sesa një bojkot i cili vetëm do të reduktonte efektivitetin e njërit prej partnerëve tanë në luftën kundër terrorizmit”, tha Macron.

Të dy liderët po ashtu folën gjatë për Iranin dhe terrorizmin në rajonin Sahel të Afrikës së Veriut.

“Ne duhet të vazhdojmë luftën tonë kundër kësaj fatkeqësie dhe kjo është arsyeja pse ne do të sigurojmë bashkëpunimin tonë teknik ushtarak”, u shpreh Macron.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb