Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot Kinës ta hapë më shumë tregun e saj për kompanitë e huaja dhe të bashkëpunojë me Europën për të luftuar kundër tensioneve të njëanshme, në sfondin e tensioneve tregtare në rritje.

Në ditën ditën e dytë të vizitës së tij, presidenti francez përshëndeti gjithashtu miqësinë franko-kineze duke inauguruar qendrën Pompidu të Shangait, vendosja e parë jashtë Europës e muzeut të njohur të artit parizian.

 

“Kjo është hera e parë për një muze perëndimor, por kjo është vetëm një etapë”, deklaroi ai duke u bazuar në zhvillimin e marrëdhënieve mes Parisit dhe Pekinit në një dialog të kërkuar, në gjendje për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes perëndimorëve dhe lindorëve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb