Presidenti francez Emmanuel Macron sapo njoftoi se, duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar Katedralen e Notre Dame.

Macron, duke folur nga vendingjarja, e përshkroi zjarrin si një “tragjedi të tmerrshme”, por shtoi se “më e keqja ishte shmangur”. Ai vuri në dukje se fasada e katedrales dhe dy kulla kryesore nuk u shembën gjatë zjarrit.

“Po ju them të gjithëve sonte – ne do ta rindërtojmë këtë katedrale së bashku. Kjo ndoshta është pjesë e fatit të popullit francez. Dhe ne do ta bëjmë atë në vitet e ardhshme. Do të fillojmë një skemë kombëtare të donacioneve që do të shtrihet përtej kufijve tanë, “tha Macron.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb