PARIS

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk heq dorë nga reforma në sistemin pensional.

Duke folur në pallatin Elysee, Macron tha se nuk do të heq dorë nga reforma e cila shkaktoi reagime dhe kritika në vend.

Presidenti francez theksoi se mosha e daljes në pension mund të ndryshohet, ndërsa kryeministri Edouard Philippe kërkoi që bisedimet për këtë çështje të vazhdojnë gjatë festave të Krishtlindjeve.

Arsyeja e pakënaqësisë së qytetarëve nga reforma e paralajmëruar është se sindikatat besojnë se zbatimi i reformës do të detyrojë miliona punëtorë të punojnë më gjatë deri në pension.

Në njoftimin e përbashkët nga sindikatat më të mëdha të vendit theksuan se greva do të vazhdojë derisa qeveria të tërheq reformën e saj të pensioneve dhe të pezullohen gjatë festave të Krishtlindjeve.

Megjithatë, Philippe zhvillon sot bisedime me përfaqësuesit e sindikatës.

Në Francë, protestat dhe greva vazhdojnë edhe sot, në ditën e katërmbëdhjetë, për reformën e pensioneve që administrata Macron synon të zbatojë. Shumica e linjave të metrosë edhe gjatë ditës së sotme nuk funksionojnë dhe ka turma të mëdha.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb