GJERMANI

Kryeministri kroat Andrje Plenkovic u shpreh i kënaqur që qëndrimi i Francës ka evoluar sa i përket negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

”Unë nuk pres që Franca të bllokojë hapjen e negociatave tani që metodologjia ka ndryshuar. Po ashtu bisedimet do të vijojnë me dy vendet e tjera, Danimarkën dhe Holandën që kishin rezervat e tyre dhe unë mendoj se jemi në drejtimin e duhur”- tha Plenkoviç në Mynih.

Kroacia është kryesuesja e Presidencës së BE për 6 muajt e 2020 dhe do të mbajë edhe Samitin e Zagrebit në maj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë më tepër shanse me metodologjinë e re për hapjen e negociatave këtë pranverë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb