Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti sot miratimin e socialdemokratëve gjermanë të SPD-së për t’i hapur rrugën një qeverie të re koalicioni me konservatorët e CDU-së së kancelares Angela Merkel.

“Presidenti i Republikës përshëndet votimin e SPD-së. Ky është një lajm i mirë për Europën”, thuhet në komunikatën e rastit të Elizesë.

“Franca dhe Gjermania do të punojnë së bashku gjatë javëve të ardhshme për iniciative të reja si edhe për të çuar përpara projektin europian”, theksohet në komunikatë, shkruan atsh.

Macron i ka dërguar edhe një mesazh personal Merkelit si edhe liderit të përkohshëm të SPD-së, Olaf Scholz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb