Presidenti francez Emmanuel Macron, është akuzuar sot për thyerje të rregullave zgjedhore, duke bërë “fushatë” ditën kur francezët votojnë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të shtetit.

Kandidatëve u ndalohet që të kenë kontakt me votuesit, por Macron ka zgjedhur të bëjë rrugën për në Le Touquet ku ka një shtëpi pushimi, në këmbë. Gjatë rrugës ai është takuar me qytetarë,çka ka ngjallur edhe reagimet.

“Presidenti pritej të mbërrinte atje me makinë, por ka zgjedhur të ecë atë distancë. Ai po takohet me votuesit dhe unë supozoj se kjo është të bësh fushatë me këmbësorët”, tha Dominic Waghorn, Redaktor i Çështjeve Ndërkombëtare në Sky News

Ndërsa përshëndet votuesit francezë, Macron madje thuhet se ka puthur në kokë një burrë tullac.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb